LVV dhe LDK  janë pajtuar t’i nisin negociatat për formimin e koalicionit qeverisës

Politika

LVV dhe LDK  janë pajtuar t’i nisin negociatat për formimin e koalicionit qeverisës

Nga: D.B Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:05
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Ndonëse në parim Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar t’i nisin negociatat për formimin e koalicionit qeverisës, dhe arritja e marrëveshjes duket të jetë ende mjaft larg, megjithatë ende vërehet se lidhja demokratike, ka një shije më shumë në marrjen e ministrive.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Ali Hertica i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë  se kështu parashikojnë disa zyrtarë nga partitë në negociata, sidomos ata nga LDK-ja një pritje tek qytetarët është e bezdisshme dhe e pa kuptim politikisht dhe këtu vërehet se njëri subjekt ka më shumë apetit për ministri siç është LDK.

“Mosmarrëveshjen nuk e shoh që mund të ketë ndonjë pikë diskutabile që do të çonte deri të pamundësimi i një koalicioni midis këtyre dy partive, sepse është edhe besimi tek qytetarët që këto dy subjekt të marrin timonin e shtetit për ndryshim. Besojmë se bashkëpunimi i këtyre dy partive nuk filloi dje e as nuk fillon sot por ishte e kamotshme për një qeverisje të përbashkët dhe kjo do ti pushonte në qetësi qytetaret qe ju dhanë besimin dhe fare nuk sinjalizon se subjektet janë serioze tek qytetarët më këto manipulime politikë të egoizmit”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

Image
Ali Hertica

Sipas tij, mund të ketë përplasje sa i takon ndarjes së ministrive për shkak se Vetëvendosje qysh në fillim e ka bërë të qartë se nuk do t'i lejojë partnerit të koalicionet, në këtë marrë nën drejtim Ministrinë e Brendshme, atë të Drejtësisë si dhe atë të Financave.

“Dhe tani është koha e tolerancës që shteti të ec drejt Integrimeve Evropiane dhe zhvillimin ekonomik, që qytetari të jetë mbështetës i politikave të këtij koalicioni sa ma shpejt .Sepse një pritje e tillë është jo serioze dhe jo parimore nëpër ato që janë thënë nga dy subjektet politikë ku mund të humb besimin tek qytetarit kjo zvarritje e pa kuptimtë politikisht”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat