Vizita e Weber-it në Kosovë, flet zyrtari i VV-së, tregon a iu bë presion për koalicionin me LDK-në - Bota Sot
Vizita e Weber-it në Kosovë, flet zyrtari i VV-së, tregon a iu bë presion për koalicionin me LDK-në

Politika

Vizita e Weber-it në Kosovë, flet zyrtari i VV-së, tregon a iu bë presion për koalicionin me LDK-në

Nga: A.M. Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 22:43
Isa Mustafa, Albin Kurti

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Elezaj, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se vizita e Kryetarit të Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber përmbante në vete edhe një lloj presioni mbi këto dy subjekte politike.

Sipas tij, kjo është bërë me qëllim që VV-ja dhe LDK-ja t’i kapërcejnë dallimet midis tyre dhe sa më shpejt të arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë.

Image
Rexhep Elezaj

“Vizita e z. M. Weber në Prishtinë, përpos se ishte mjaft qëllimmirë, në fakt përmbante në vete edhe një lloj presioni mbi këto dy subjekte politike, që t’i kapërcejnë dallimet midis tyre dhe sa më shpejt të arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë dhe Kuvendit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, u shpreh se vendi ka ngelur shumë mbrapa dhe në këtë mënyrë i vështirëson edhe liberalizimin e vizave.

“Kosova ka ngelë shumë mbrapa në procesin e plotësimit të standardeve të parapara me marrëveshjen për Stabilizim-asocim, pa të cilat Kosova e ka shumë vështirë ta marrë liberalizimin e vizave si dhe donacione të shumta, të cilat një vendi i cili nuk siguron stabilitet politik nuk mund t’i akordohen..!?”, ka përfunduar Elezaj për “Bota sot”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat