Profesori universitar: LDK-ja dhe VV-ja t’i lënë fjalët e t’i grahin punës

Politika

Profesori universitar: LDK-ja dhe VV-ja t’i lënë fjalët e t’i grahin punës

Nga: V.R Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:49
Rrahman Paqarizi

Neglizhenca apo thënë në popullorqe “zhagitja” e LDK-së dhe Vetëvendosjes në nënshkrimin e marrëveshjes, krijon bezdi tek masa dhe për më keq, krijon situatë jo të mirë edhe në raportin në mes të dy partive që pritet të qeverisin në mandatin e ardhshëm.

Në një bashkëbisedim me “Bota sot”, profesori universitar Rrahman Paqarizi, konsideron se janë disa javë në dispozicion dhe në vend se të shpotiten e të acarojnë publikun, të dy partitë duhet të ulën e gjejnë mënyrën për të bërë koalicionin sa më parë.

“Është çështje negociatash dhe mendoj se nuk duhet t’i mbajmë në presion LDK e LVV, ndonëse vetë ato e kanë vënë vetën në siklet duke deklaruar se koalicioni do të arrihet shpejt. Pra, janë edhe disa javë ne dispozicion dhe në vend së të shpotiten e të acarojnë publikun, dy partitë duhet të ulen e të gjejnë modalitetet për bërjen e koalicionit dhe në momentin që konstituohet Kuvendit të jenë të gatshme ta prezantojnë qeverinë”, tha ai.

Tutje, Paraqirizi, shtoi se nuk ka nevojë për zhumë por për punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat