Mulliqi: Pa arsim në nivel të duhur, nuk kemi mundësi të prodhimit të kuadrove profilizuese

Politika

Mulliqi: Pa arsim në nivel të duhur, nuk kemi mundësi të prodhimit të kuadrove profilizuese

Nga: D. B. Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:20
Skënder Mulliqi

Nga 72 vende të cilat i janë nënshtruar testit hulumtues të PISA-s, u bë publike, se Kosova është e riradhitur e fundit, më konkretisht rezultoi në pozicionin e tretë nga fundi.

Studimet e kësaj natyre, me karakter ndërkombëtar siç i bën PISA, janë përherë komplekse, e ato do të duhej të bënin që të reflektojmë më seriozisht. Këto të dhëna do të duhej të shërbenin si këmbana alarmi, për ta kuptuar se është politika, ajo që ka sjell arsimin tonë, si çdo segment tjetër, buzë greminës.

Analisti politik Skënder Mullqi, ka thënë se raporti negativ PISA për Kosovën, ka ngritur shqetësime serioze për gjendjen shumë të keqe në arsim.

Ai ka thënë për “Bota sot” se ky raport dhe kjo gjendje shqetësuese për të ardhmen e nxënësve tanë dhe shtetit, nuk është nga tash, por është trashëguar edhe nga qeveritë e mëparshme.

“Pikërisht nga mos puna e atyre që e drejtuan Ministrinë e Arsimit, kjo gjendje turpëruese, së pari para shteteve fqinje dhe më gjerë, kërkon ndërhyrje urgjente, se gjendja është serioze. Arsimi është lënë anash si segment kryesor i shtet ndërtimit dhe mirëqenies. Pra nuk u punua ndershmërisht në asnjë fushë të jetës deri më sot. Pra prodhimi i kuadrove të reja kaq të dobëta, ndoshta më të dobëta, se në kohën e okupimit kur u organizua arsimi shkollë-shtëpi, është koha ti jepet fund. Faji se raporti i PISA, ishte tepër negativ, duke e lënë Kosovën gati në fund, qëndron së pari në organizmin e dobët. Po ashtu futja në procesin e arsimit të njerëzve jo serioz dhe as të përgatitur profesionalisht, dhe të pa përgatitur sa duhet edhe në aspektin pedagogjik që është mese i domosdoshëm”, ka thënë anali8sti politik Skënder Mulliqi.

Sipas tij, nëse dëshirojmë të kemi arsim cilësor duhet të veprojmë, andaj është koha për vendime serioze dhe të ngutshme që kjo gjendje të përmirësohet.

“Pa arsim në nivel të duhur, nuk kemi mundësi të prodhimit të kuadrove profilizuese, nuk kemi mundësi që të baras peshohemi me arsimin e nivelit të kërkuar. Këta njerëz që e udhëhoqën arsimin dhe ata që e drejtuan shtetin, nuk u interesuan fare që të kemi arsim dhe as shtet si na ka hije, për çka i kemi të gjitha mundësitë. Sektori i arsimimit domosdo të depolitizohet bashkë me shumë sektorë të tjerë ku i ka futur hundët politika ditore, e që nuk ndodhë në asnjë vend me demokraci të avancuar”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai konsideron se kjo se si u punua deri më tash, është turpi më i madh, por duket sikur turpi për shumë kënd, sot është kthyer në njerëzillëk.

“Të përfundohen shkollimet superiore pa një aftësi minimale të nxënësve, është e pa kapshme për mendjen e shëndoshë të njeriut. Prodhimi i kuodrove gjysmë analfabet nuk na dërgon askund. Pastaj detyrë urgjente  e atyre që e marrin këtë dikaster në të ardhmen, është spastrimi i Universitetit nga ata që kanë arritur në poste të larta drejtuese pa meritë. Kur arrihet niveli i dëshiruar në arsim, sigurisht se do të kemi edhe shtet si duhet. Dhe natyrisht se kjo arrihet me punë dhe përkushtim me nxënës, në të gjitha nivelet, duke filluar nga shkollimi i ulët e deri në atë superior”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat