Nëse dështon Weber, a do të përfshihet Amerika në procesin e krijimit të Qeverisë?

Politika

Nëse dështon Weber, a do të përfshihet Amerika në procesin e krijimit të Qeverisë?

Nga: A.M. Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:25
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Dy partnerët që pritet të formojnë Qeverinë e re, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja ende nuk janë pajtuar për çështjet e programit në mënyrë që të bashkohen dhe të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.           

Analisti politik, Faton Mehmeti, mendon se SHBA-ja dhe BE- ja asnjëherë nuk kanë qenë më të qartë në qëndrimet e tyre për qeverinë e re.

“Beson se SHBA dhe BE janë të lodhur nga ish komandantet e luftës, andaj me çdo kusht duan një qeveri ndryshe nga ajo në ikje. Asnjëherë SHBA dhe BE s`kanë qenë më të qarta në qëndrimet e tyre se duan një qeveri me njerëz të ri, që i kthen vendit shpresën. Duke pa se kishte stopim në mes të VV dhe LDK po përshihen vet në këtë proces me në krye z. Weber”, ka thënë Mehmeti për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Ai shprehet se nëse përpjekjet e kryetarit të Grupit të EPP-së, Manfred Weber dështojnë atëherë pret që personalisht SHBA të përfshihen në këtë proces.

“Nëse, eventualisht përpjekjet e z. Weber dështojnë atëherë pres që personalisht SHBA të përfshihen në këtë proces. Nuk do të lejojnë që marrëveshja mes VV dhe LDK të dështoj, duke qenë se janë alternativat e vetme të pranuar nga ndërkombëtaret, tek të cilët shohin ndryshimin. Në këtë sens e shoh që para Krishtlindjeve të kemi qeverinë e re, të gjithë premiset qojnë tek koalicioni VV-LDK”, ka për Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat