Çmendurinë e Vuçiqit, e vazhdon edhe Gjuriqi: Reçaku ishte gënjeshtër

Politika

Çmendurinë e Vuçiqit, e vazhdon edhe Gjuriqi: Reçaku ishte gënjeshtër

Nga: K.M Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 12:20
Marko Gjuriq

Drejtori i zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se politikanët e Prishtinë, Thaci, Haradinaj, Citaku e Pacolli po përpiqen të mbrojnë gjykimin ndaj Ivan Todosijeviqit, pasi që e gjithë ngritja e tyre politike është e ndërtuar mbi gënjeshtra.

Ai, tutje ka thënë se asgjë nuk i bashkon politikanët shqiptarë dhe serb, sa i përketë urrejtjes që ata (shqiptarët) shfaqin ndaj presidentit serb Vuçiq, i cili sipas ti, e ka goditur me vendosmëri shtetësinë e rreme të Kosovës, e cila mbështetet në shovenizëm e trillim.

“Një gënjeshtër nuk mund të imponohet si e vërtet as nëse përsëritet disa herë, sepse ne si popull jemi unik për të mbrojtur të vërtetën, an ipse mes neve ka individ nga opozita që preferojnë të heshtin para gënjeshtrave të shovenistëve të Prishtinës”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriqi ka thënë se Todosijeviç u ndëshkua në mënyrë drastike për shkak se ka thënë dicka që u konfirmuar si nga autoritetet gjyqsore vendore ashtu edhe nga forenziga ndërkombëtare, faji i vetëm i tij sipas Gjuriqit ka qenë se nuk është nënshtruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat