Vetëvendosje dhe LDK deklarohen për ndarjen e ministrive

Politika

Vetëvendosje dhe LDK deklarohen për ndarjen e ministrive

Nga: A.J. Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 13:06
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Në media ka qarkulluar lajmi se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ndarë ministritë mes veti, por ketë e kanë demantuar nga vetëvendosja.

Zëdhënësi  për informim në Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë për “Bota Sot” se lajmin e publikuar nuk mund ta komentoj pasi që se di për çfarë burimesh behet fjalë.

“S”mund të komentoj ketë lajm nga burimet e tyre që paskan thenë” ka thenë Manxhuka.

Këtë e ka mohuar për gazetën “Bota sot” edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Ai ka thënë se se nuk ka pasur takim në mes të dy partive dhe nuk ka ndarje të ministrive.

“Nuk ka pasur takim, andaj nuk ka ndarje te ministrive”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së.

Ndryshe në media ka qarkulluar lajmi se, LDK-ja ka zgjedhur Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Forcës së Sigurisë.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka marrë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Deri në këtë pikë, për ndarjen e ministrive janë marrë vesh, ndërkohë që ka mbetur pezull edhe Pozita e Presidentit të cilën e ka kërkuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto burime po ashtu thënë për Insajderin se edhe në këtë pikë pritet që të ketë marrëveshje.

Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor ka dalur fituese e zgjedhjeve. Ata kanë marrë  29 deputetë ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës 28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat