Tha se masakra e Reçakut është inskenim, BE dënon gjuhën e Presidentit të Serbisë

Politika

Tha se masakra e Reçakut është inskenim, BE dënon gjuhën e Presidentit të Serbisë

Nga: V.R Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 13:34
BE

Ditë më parë ministri serb në Kosovë, Ivan Todosijevic, u shkarkua nga posti i tij pasi tha se shqiptarët janë terroristë dhe mohoi masakrën e Reçakut.

Ndërsa, ka qenë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuqiç, ai i cili mbështeti deklaratat e ministrit të shkarkuar, duke thënë se ajo masakër është vetëm trillim i William Walker.

Kjo ka zgjuar reagime të shumta si nga vendorët po ashtu nga ndërkombëtarët.

Nga Bashkimi Evropian, për “Bota sot”, kanë thënë se nuk mund të përcaktohen nëse deklaratat e Vuçiqit janë vepër penale por që sipas tyre, nuk ka vend për të mohuar ose relativizuar ngjarjet që ndodhën në Reçak.

“I përket Gjykatave të përcaktojnë nëse disa deklarata përbëjnë vepra penale. Dënimi duhet të jetë proporcional dhe të marrë parasysh të gjitha elementet e çështjes. Një gjë është e qartë, nuk ka vend për të mohuar ose relativizuar ngjarjet që ndodhën në Racak në Kosovë në janar 1999”, thonë zyrtarët e BE-së.

Sipas tyre, mohimi i gjenocidit është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe janë në kundërshtim me projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Mohimi dhe revizionizmi janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe janë në kundërshtim me projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Regjioni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve”, thuhet në përgjigjen e BE-së për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat