Alarmon Maraj: Kosovës po i ikën truri

Politika

Alarmon Maraj: Kosovës po i ikën truri

Nga: D. B. Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 17:44
Milazim Maraj

Raporti i PISA-s pasqyron gjendjen e arsimit të Kosovës dhe kjo është gjendja reale dhe fatkeqësisht sistemi i arsimit ka degraduar pa mëshirshëm nga shumë faktor.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Milazim Maraj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ka filluar nga MASHT dhe se jo rrallë herë ministrat e Arsimit kanë lëshuar vendime të dëmshme për procesin e mësimit.

“Në rekrutimin e njerëzve pa kompetencë në organet e MASHT dhe duke penguar në të gjitha format e mundshme të punës në Inspektoratin e Arsimit, zbritja e numrit të inspektorëve dhe pengimi i trajnimit të vazhdueshëm të tyre etj. Pushteti Lokal ka qenë faktori i dytë degradues i procesit të mësimit duke instaluar nepotizmin e skajshëm në pranimin e kuadrove pa kompetencë në mësimdhënie. Mungesa e përgjegjësisë në punë ka degraduar përformancën e shkollave, vlerësimi i jashtëm ka ndikuar në zhvillimin e shkathtësive për kopjime dhe vjedhje të pyetjeve dhe jo për të treguar arritjet e dijeve. Këto deformime kanë filluar po ashtu nga MASHT. Për fat të keq askush nuk ka dalë para drejtësisë për këtë krim. Komunat e Kosovës janë një hallkë tjetër e keqpërdorimit si në zgjedhjen e drejtoreve të shkollave ashtu edhe të kuadrit për mësimdhënie. Jo rrallë nxënësit mbetën më javë pa mësimdhënës. Por kjo jo rrallë më javë të tera pa drejtor të shkollës. Drejtoret e shkollave nuk janë kuadro që janë zgjedhur më kompetencë, për menaxhim, administrim dhe udhëheqje por servil të partisë së tij dhe kryetarëve të komunave që i përdorin si militant për zgjedhje lokale dhe qendrore dhe sekser për interesa të tyre të ulëta”, ka thënë profesor Maraj.

Sipas tij, organet hetuese dhe Gjykata e korruptuar që të cilat veprojnë në mënyrë jo profesionale.

“Numri jo i vogël i deputeteve të parlamentit të Kosovës pa nivel intelektual ngritje profesionale por që në këtë nivel depërtojnë në forma jo humane dhe jo demokratike. Anëtaret e asambleve komunale që depërtojnë në forma jo demokratike dhe korruptive e që kultivojnë nepotizëm dhe korrupsion në të gjitha poret e shtetit në veçanti në arsim që tani për fat të keq është institucioni më i madh për punësim. Ky institucion ka degraduar nga institucioni më i rëndësishëm, i ndejshëm, i shenjët ku duhet të instalohen kritere të forta të pranimit në punë, përgjegjësi dhe kontroll të pa ndërprerë, arsimi është shndërruar në një shoqatë hiq humanitare por mjaftë të rrezikshme për ardhmërinë e këtij populli dhe këtij vendi”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Milazim Maraj.

Ai konsideron se reforma duhet të filloj nga MASHT, Ministri i ri i arsimit duhet të formojë mekanizëm efektiv profesional për depolitizimin arsimit.

“Kosova ka kuadro të shkëlqyeshme që presin për punë ose marrin botën në sy. Ata inkuadrohen në punë në universitet më prestigjioze në Evropë, SHBA apo kudo tjetër në Botë, kudo që të shkojnë janë të çmuar dhe të lavdëruar. Kosovës po i ikën truri. Ne arsimin e Kosovës ka kuadro më gjendje shëndetësore jo të mirë. Ata kanë kaluar një karrierë shumë të vështirë. Trajtimi i dhunshëm nga shteti jugosllav dhe serb ka dëmtuar shëndetin e tyre. Ata në punë dalin nga se nuk kanë rrugë tjetër, nuk kanë siguri për jetë, kështu të detyruar shkojnë në punë për kundër mundësive të tyre. Kosova duhet të aplikoj ligji për pensionim të parakohshëm të mësimdhënësve. Të instalohet institucioni i përgjegjësisë dhe llogaridhënies në sistemin e Arsimit në Kosovë në të gjitha nivelet, kjo duhet të ndodhë para çdo reforme tjetër në Kosovë”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Milazim Maraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat