Qeveria Kurti e pamëshirshme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Politika

Qeveria Kurti e pamëshirshme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 6 dhjetor 2019 Në ora: 18:02
Albin Kurti

“Varet nga qasja që do ketë qeveria e re, pasi BE nuk ka afat të përcaktuar, ajo varet nga suksesi apo dështimi i institucioneve tona për të kryer detyrat që perëndimi i ka parashtruar. Kosova nuk guxon të bëjë hapa pas, pasi të rinjtë do ikin masovisht”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Me ardhjen e Albin Kurtit kryeministër të gjithë janë të bindur se kjo qeveri e re në krye me LVV e LDK do jetë shumë më e dobishme e më e suksesshme ndaj korrupsionit dhe krimit të rrezikshëm e të organizuar në Kosovë.

Nga ana tjetër Kosova i përmbushi shumë kushte teknike të përcaktuara nga organizmat përkatëse evropiane, por nuk u përmbushën edhe kushtet kryesore siç janë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Kurse njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se mungesa e liberalizimit të vizave, ka ardhur si pasojë e korrupsionit të madh nga qeveria në largim, e kjo natyrisht ka ndikuar në vendet e BE-së, që të jenë skeptik për votën e tyre.

Sipas tyre, nëse kryeministri Kurti lufton ashpër korrupsionin, atëherë viti 2020 do jetë vit i liberalizmit të vizave.

Voca: Viti 2020 mund të jetë vit i liberalizimit të vizave

Njohësi i Integrimeve Evropiane Mirsad Voca, ka thënë për "Bota sot", se Qeveria e re nuk do të duhej ti qaset luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, vetëm si qëllim për liberalizim të vizave por me një intencë të qartë për krijim të Shtetit ligjor.

Image
Mirsad Voca

“Nuk është punuar apo fare pak nga qeveritë e kaluara sa i përket luftimit të këtyre fenomeneve e që janë kritere themelore për liberalizim të vizave. Viti 2020 mund të jetë vit i liberalizimit të vizave me kusht që Qeveria e re të krijoj mekanizma tjerë dhe ti qaset seriozisht luftimit të këtyre fenomeneve të cilët duhet luftuar vazhdimisht e jo vetëm për një periudhë të caktuar. Besoj se me një mentalitet të ri qeverisës dhe qasje të re që e kanë për qëllim krijimin e shtetit ligjor në plane afatshkurtra dhe afatgjata”.

Sipas tij, Kosova do të ketë liberalizim të vizave përgjatë vitit 2020, dhe për më tepër do të krijohen kushte për përafrim të mëtutjeshëm me BE-në.

“Mendoj se edhe BE do të ndryshoj qasje përball qeverisë se r, nëse kjo e fundit me përgjegjësi dhe llogaridhënie udhëheq vendin me qëllim të ndërtimit të një drejtësie neutrale, të krijimit të një ekonomie më të favorshme për shoqërinë e Kosovës ku do të kishte vende të reja të punës dhe investime nga jashtë. Dhe natyrisht e cila do të përkushtohej në një reformim të thellë të arsimit, që do të kishte si bazament dhe pikënisje tregun e punës në vend. Kosova duhet të siguroj BE-në, se nuk do të ketë më përsëritje e kapje të shtetit si dhe pushtetet do të jenë të ndara, duke dhënë garancione të qarta se nuk do të ketë interferime politike me qëllim përfitimesh personale, grupore apo familjare siç kemi hasur që nga paslufta e deri më sot”, ka thënë Voca.

Mehmeti: Kosova nuk guxon të bëjë hapa pas

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se me qeverinë e re, e cila do realizoj zotimet për luftë ndaj korrupsionit, ka shume gjasa që fundi i 2020 të na gjej me liberalizim të vizave.

Sipas tij, mungesa e liberalizimit të vizave ka ardhur si pasojë e korrupsionit të madh nga qeveria në largim, e kjo natyrisht ka ndikuar në vendet e BE-së, që të jenë skeptik për votën e tyre.

Image
Faton Mehmeti

“Në këtë logjikë qeveria e re duhet të mësoj nga gabimet e qeverisë në ikje nëse synon të punoj në favor të interesave të qytetareve dhe kështu shanset do të rriten. Varet nga qasja që do ketë qeveria e re, pasi BE nuk ka afat të përcaktuar, ajo varet nga suksesi apo dështimi i institucioneve tona për të kryer detyrat që perëndimi i ka parashtruar. Kosova nuk guxon të bëjë hapa pas, pasi të rinjtë do ikin masovisht”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Mehazi: Qeveria Kurti do jetë e pa tolerueshme ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë se kryeministri në ardhje Albin Kurti nuk do ta ketë lehtë ballafaqimin me bandat e sistemuara zinxhirore të kapura për pushtetin e qeverisjes në largim.

Sipas tij, pika e parë që duhet bërë Kurti të çlironte qeverinë nga vjedhjet e pafundme shtetërore të krijonte sistemin e drejtësisë e të gjykatave ashtu sikurse e kërkojnë evropianët.

“Nëse kryeministri i ardhshëm Albin Kurti lufton ashpër korrupsionin, besojmë se viti 2020 do jetë jo vetëm vit i liberalizmit të vizave, por edhe të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Nëse qeveria e re bën transformime institucionale në drejtësi, ekonomi dhe diplomaci atëherë ja suksesi i kësaj qeverie për të mirën e Kosovës. Besojmë se qeveria e Kurtit do jetë e pa tolerueshme ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi këto shëmtira e gërryejnë, brejnë dhe e bluajnë R. e Kosovës, nëse Albin Kurti i bën të gjitha këto, atëherë vetvetiu do rrjedhin sukseset e njëpasnjëshme qeveritare për Republikën e Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Kelmendi: Krimi dhe korrupsioni është në nivel të njëjtë

Kurse njohësi i çështjeve juridike, profesor Muhamet Kelmendi ka pohuar se liberalizimi i vizave aktualisht nuk është çështje e diskutimit në kuadër të UE, dhe jo se Kosova nuk i ka plotësuar kushtet për liberalizim, sikurse ishte edhe për shtetet tjera, por për faktin se nuk kemi lëvizje në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Image
Muhamet Kelmendi

“Çdo kush e din se jo vetëm në Kosovë që nuk ka liberalizim, por as në shtet kandidatë për UE, sikundër edhe në vet shtetet e UE, krimi dhe korrupsioni ka zënë vend. Kosovës edhe pse nuk iu ka thënë i hiqen vizat vetëm pas marrëveshjes me shtetin kriminal serb, ky ka qenë, është dhe do të mbetet kushti kryesor për liberalizim, pra nuk ka kushte tjera, sepse çdo kund, edhe këtu nuk është më keq. Nuk është më keq se në Bullgari, Rumani, Serbi, Maqedoni etj. Pra, krimi dhe korrupsioni është në nivel të njëjtë dhe çështja është tek raportet Kosovë-Serbi, dhe prej këtu do të varet liberalizimi”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike, profesor Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat