A duhet të negociohet posti i presidentit mes VV-LDK? Flet profesori Smaka

Politika

A duhet të negociohet posti i presidentit mes VV-LDK? Flet profesori Smaka

Nga: G.B Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 15:00
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Posti i presidentit duket se po e zvarrit arritjen e një marrëveshje për koalicion në mes të VV-së dhe LDK-së.

Ka zëra pro e kundër që ky post të negociohet në mes të dy partive.

E profesori Riza Smaka, ka thënë për gazetën “Bota sot” se në raport me VV-në, LDK po sillet si të ishte parti fituese.

Image
Riza Smaka

“LDK- ja e administruar nga Isa Mustafa me dy tre mbështetës të tij në raport me LVV që është fitimtare sillet sikur ajo LDK-ja t'i kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme!!! Poqe se LVV do të bënte çfarëdo koncesioni tej z. Kryeministrit e numrit të njëjtë të ministrive si dhe kryetarit të Kuvendit, do të gabonte jo pak dhe në kundërshtim me vullnetin politik të votueseve nga pozita e parë do të zbriste në pozitën e dytë në atë të LDK-së”, është shprehur ai.

Sipas tij, kërkesa për postin e presidentit është në kundërshtim me nen 70 dhe 86 të Kushtetutës.

“Kërkesa e Ise Mustafës e disa afër tij për ta parasiguruar postin e Presidentit madje qoftë për ta negociuar është në kolizion me nenin 70 dhe nenin 86 të Kushtetutës. Po ashtu kërkesa e tillë është në kundërshtim me moralin politik dhe me Rendin Juridik të vendit tonë”, ka thënë Smaka.

Profesori kujton se këto zgjedhje kanë qenë për formimin e qeverisë dhe Kuvendit dhe jo për zgjedhjen e presidentit.

“Vlen të theksohet se zgjedhjet e përgjithshme ishin për konstitutimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës por jo edhe për zgjedhjen e Presidentit aq me pak për parazgjedhjen e Presidentit të vendit tonë. Rezervimi i postit të Presidentit për partine politike që nuk e ka fituar pozitën e parë do të ishte abstraktim dhe neglizhim nëpërkëmbës arbitrar i dispozitave të thëna më parë të Kushtetutës”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat