Flasin nga Vetëvendosje: LDK-ja nuk është e interesuar të formoj qeveri me VV-në

Politika

Flasin nga Vetëvendosje: LDK-ja nuk është e interesuar të formoj qeveri me VV-në

Nga: V.R Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 17:28
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Takime të shumëta u zhvilluan ndërmjet zyrtarëve të LDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes për të arritur një marrëveshje për koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

U zhvilluan takime herë në ambiente të tjera e herë në zyrët e njërës apo tjetrës parti por konkrete asgjë. Ose së paku deri tani s’ka asgjë. Për më tutje mbetët të shihet.

Por, një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Daut Dauti, njëherit dhe publicist i dëshmuar, për “Bota sot”, ka thënë se vonesën të cilën po e shkakton LDK-ja nuk arsyetohet.

Sipas tij, nëse LDK-ja insiston të qëndroj në pozita, nënkupton që kjo parti nuk do të formoj qeveri me LVV-në.

“Vonesën, të cilën po e shkakton LDK, nuk arsyetohet në asnjë mënyrë. Nëse LDK vazhdon të qëndroj në këto pozita, kjo nënkupton se kjo parti dështon të vërtetoj, për të satën herë, se nuk është e interesuar të formoj qeveri në koalicion me LVV-në”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat