Paralajmëron njohësi i çështjeve juridike, ja si duhet të sillet “Qeveria Kurti” - Bota Sot
Paralajmëron njohësi i çështjeve juridike, ja si duhet të sillet “Qeveria Kurti”

Politika

Paralajmëron njohësi i çështjeve juridike, ja si duhet të sillet “Qeveria Kurti”

Nga: N.H Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 23:49
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Për takimin në mes dy liderëve të partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit janë deklaruar përfaqësues nga VV-ja dhe LDK-ja, të cilët edhe pse nuk kanë dhënë detaje, kanë treguar se këtë javë do të ndodhë takimi përfundimtar për formimin e koalicionit qeverisës në vend.

Gazeta “Bota sot”, gjatë ditës ka raportuar se e premtja pritet të jetë dita vendimtare për arritjen e marrëveshjes së shumëpritur.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se do ishte e rrugës që të dallonte koalicioni LDK-VV, nga ai i PAN-it.

Sipas Burjanit, përkundër entuziazmit të madh, tashmë ka edhe një zhgënjim, pasi sipas tij, si pjesë e pazarit janë edhe institucionet e pavarura kushtetuese.

“Do të ishte mirë që ky koalicion të dallojë prej PAN-it, si pjesë e pazarit politik duhet të dallojë, duket se edhe këta njëjtë veprojnë edhe presidenti e donë për vete e jo të pavarur dhe konsensual siç e thotë kushtetuta e shtetit. Fatkeqësisht, edhe bordet janë pjesë e pazarit, këto janë probleme e zhargitje së themelimit të institucioneve, nëse nuk ka reformë gjithëpërfshirëse institucionale më mirë të mos ketë koalicion. Shumë shpresa ka pas kohërave të fundit, ndërsa, tash ka një zhgënjim ku si pjesë e pazarit janë edhe institucionet e pavarura kushtetuese”, ka thënë Burjani.

Tutje, bënë thirrje që koalicioni LDK-VV të sillet plotësisht ndryshe se PAN-i.

“Mendoj se ky koalicion duhet të sillet plotësisht ndryshe se PAN-i, me depolitizim të institucioneve të pavarura, largim nga kapja e shtetit nga punësimi partiak e familjar, e tjera”, ka përfunduar njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat