Krasniqi tregon si të veprohet me postin e presidentin dhe kur pritet formimi i Qeverisë

Politika

Krasniqi tregon si të veprohet me postin e presidentin dhe kur pritet formimi i Qeverisë

Nga: G.B Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 20:40
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Ndarja e posteve duket se ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK të shtyjnë bisedimet, derisa kjo e fundit ka thënë se do të vazhdojnë ato për të arritur një marrëveshje të baraspeshuar.

Ka pasur deklarata se ka mospajtime për postin e  Presidentit.

Por, a duhet të negociohet ky post nga LVV-LDK?

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se LDK po sillet sikur i ka fituar zgjedhjet, duke shtuar se sa i përket MPB-së, mund të tejkalohet, por jo edhe posti i presidentit.

“Ditëve të fundit kemi një ashpërsim të gjuhës mes LVV dhe LDK. LDK po sillet sikur i ka fituar zgjedhjet. Mos pajtimet e tyre kanë të bëjnë me postin e presidentit. Por edhe për ministrinë e punëve të brendshme. Për këtë të fundit ka mundësi që tejkalohet, por jo edhe për postin e presidentit”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, LVV dhe LDK duhet ta nënshkruajnë një marrëveshje në lidhje me ministrat.

“LVV dhe LDK duhet të nënshkruajnë një marrëveshje mes tyre, që nëse një ministër nuk punon sipas programit qeverisës të hartuar nga të dyja partitë, ai/ajo ministër-ministre të shkarkohet. Që do të thotë se asnjë mos të jetë i paprekshëm, sepse qytetarët kanë votuar për ndryshim, dhe jo për interesa të individëve të caktuar”, ka vlerësuar Krasniqi për “Bota sot”.

Sa i përket presidentit, ai thotë se LDK duhet të propozojë emra dhe në marrëveshje me LVV-në të zgjidhet presidenti në prill 2021, ose të zgjidhet direkt nga populli.

“Edhe për çështjen e presidentit ka zgjidhje. LDK të propozojë emrat dhe në marrëveshje me LVV-në të zgjidhet edhe presidenti, në prill të 2021. Por më së miri do të ishte që presidenti të zgjidhet nga populli, dhe jo përmes pazareve politike. Gjithsesi, unë kam shpresë që do tejkalohen edhe këto mosmarrëveshje dhe më së largu në janar do kemi Qeverinë e re”, ka deklaruar Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat