Flet njohësi i ekonomisë: Shpenzimet për udhëtime zyrtare, zhvatje e buxhetit të shtetit

Politika

Flet njohësi i ekonomisë: Shpenzimet për udhëtime zyrtare, zhvatje e buxhetit të shtetit

Nga: G.B Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 19:16
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Shpenzimet për udhëtime zyrtare po shtohen nga viti në vit.

Për dallim nga viti 2017, në vitin 2018  janë shpenzuar 14.7 milionë euro për udhëtime zyrtare dhe mëditje, që paraqet një rritje prej 46 për qind me vitin paraprak.

Lidhur me këtë, njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se shpenzimet arsyetojnë aktivitete por që vazhdimisht kemi performancë të dobët.

Image
Mustafë Kadriaj

“Parimisht shpenzimet duhet të arsyetojnë dhe për fat jo të mirë këtu është problemi që shpenzimet bëhen në emër të aktiviteti por si rezultat kemi performancë të dobët në vazhdimësi e aq më shumë në qeverinë në detyrë që përkundër shpenzimeve nga kryeministri dhe ministritë kemi performancë të dobët me zhvillim ekonomik pa strategji, diplomaci defanzive me një administratë të dështuar dhe me afera korruptive, pra përkundër shpenzimeve kemi rënie të performancës në qeverisje”, është shprehur ai.

Sipas Kadriajt, udhëtimet jashtë vendit janë mundësi për ta zhvatur buxhetin, duke shtuar se kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme e kanë dëmtuar performancën e Kosovës si shtet dhe e kanë lënë si barrë për qeverinë në ardhje të Kosovës.

“Për fat jo të mirë udhëtimet jashtë vendit një mundësi më shumë për të zhvatur buxhetin dhe si përfundim pa asnjë rezultat ku mund t’i kujtojmë opinionit qe tani ora e Kosovës ka filluar të numërojë mbrapsht si në aspekt të diplomacisë dhe në zhvillim ekonomik dhe si rezultat i kësaj sjellje të Kryeministrit dhe ministritë të punëve të jashtme ka bërë që Serbia të kthehet nga një vend agresor në një vend partner dhe me diplomaci ofanzive duke bërë që t’i kthehen njohjet për Kosovën. Pra sikur të kishte performancë përkundër buxhetit të varfër do e arsyetonin veten por koha tregoi që kryeministri në largim dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme kanë dëmtuar aq shumë performancën e Kosovës si shtet që do jetë një barrë edhe për qeverinë në ardhje për të kthyer Kosovën në një vend partner”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat