Vetëvendosje dhe LDK deri të premten nënshkruajnë marrëveshjen për koalicionin

Politika

Vetëvendosje dhe LDK deri të premten nënshkruajnë marrëveshjen për koalicionin

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 11 dhjetor 2019 Në ora: 23:26
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

“Ndarja e ministrive nuk ka paraqitur asnjë problem të vetëm në diskutim dhe as që do të paraqes në marrëveshjen përfundimtare, tashmë gjithçka është zgjidhur dhe shpejt edhe do të kemi qeverinë e ardhshme të Kosovës“, ka nënvizuar një burim i gazetës “Bota sot”, brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Koalicioni i shumëpritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të merr epilogun përfundimtar gjatë kësaj jave.

Marrëveshja për bashkëqeverisje pritet të nënshkruhet të premten. Kështu kanë bërë të ditur burime brenda Lëvizjes vetëvendosje, të cilat kanë dhënë detaje se si është diskutuar në takimin e fundit që kanë pasur krerët e dy partive.

“Besojmë që ketë të premte do të nënshkruhet marrëveshja, kështu jemi dakorduar”, kanë thënë burime të gazetës “Bota Sot” brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“LDK-ja, ketë rast kryetari i saj Isa Mustafa ka ardhur me kërkesën e saj që ta kenë presidentin krye parlamentarin dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Aty nuk është diskutuar asgjë më shumë, se kush do të jetë president apo diçka ngjashëm sepse siç e dini çështja e presidentit është diçka në kronologji dhe ende nuk dihet saktë se kush është kandidati dhe LDK nuk kanë dhënë emër të kandidatit të tyre”, ka thënë burimi.

Sipas burimit në fjalë, çështja e presidentit është temë e gjerë sepse duhet të vijë koha kur presidenti të zgjidhet .

“Siç dihet duhet të kemi 1/3 e deputetëve që i bie 81 deputetë që votojnë, kështu që edhe këtu paraqitet një problem. Po ashtu, PDK mund ta lëshojë sallën dhe nuk kemi kuorum. Gjithçka do të diskutohet në mes kryetarëve të dy partive dhe zgjidhjet do të gjenden e marrëveshja do të nënshkruhet pa asnjë presion të vetëm”.

“Ndarja e ministrive nuk ka paraqitur asnjë problem të vetëm në diskutim dhe as që do të paraqes në marrëveshjen përfundimtare, tashmë gjithçka është zgjidhur dhe shpejt edhe do të kemi qeverinë e ardhshme të Kosovës“, ka nënvizuar ky burim.

Abdullahu: Pas ndarjes së pushtetit, dallimet VV-LDK do të rriten e stërkeqen

Lidhur me këtë, analisti politik Faton Abdullahu, është shprehur skeptik për marrëveshjen që pritet të arrihet në mes VV-së dhe LDK-së.

Image
Faton Abdullahu

Ai ka thënë se sikur të ishte çështje parimesh marrëveshje nuk do të kishte, sepse dy subjektet fituese kanë parime aq të ndryshme sa që do të ishte pothuajse e pamundur që të arrihet diçka funksionale. “Por si duket është çështje pushteti, apo më saktë çështje përfitimesh nga pozitat e ndryshme ministrore dhe jo vetëm, prandaj marrëveshja do të arrihet. Do të ketë vonesa, por këto janë taktizime plot me blof politik që bëhen për ta kërcënuar partnerin e ardhshëm politik. Brenga ime është se pas ndarjes së pushtetit, dallimet jo që nuk do të davariten por ato do të rriten e stërkeqen. Mund të konstatohet kështu pasur parasysh se cilat probleme po e presin këtë koalicion të mundshëm. Dialogu me Serbinë, Veriu i Kosovës, korrupsioni, nepotizmi, vizat, taksa, njohjet (ç”njohjet), anëtarësimi në organizata të ndryshme, problemet ekonomike, etj, etj janë çështje për të cilat mund të ketë dallime nëse bazohemi në strategjitë dhe atë që na kanë thënë këto subjekte tash sa kohë. Gjasat janë shumë të mëdha që përbrenda qeverisë së ardhshme LV – LDK t`i kemi dy mendësi qeverisëse, dy strategji politike, të cilat do të determinojnë mungesë uniteti e cila do të jetë vitale sidomos në përballje me Serbinë” ka thëna analisti Faton Abdullahu.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, Derisa ka folur rreth formimit të qeverisë së re, ka thënë se kjo javë do të jetë vendimtare. Edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pohuar se gjatë kësaj jave do të ndodhë marrëveshja për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës

Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe dy javë nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, por ende nuk është arritur një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së ardhshme. Si rezultat i kësaj ndërkombëtarët po bëjnë presion të vazhdueshëm për krijimin e institucioneve të reja. Lidhur me këtë gjatë ditës së djeshme është deklaruar edhe një herë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me ç’rast ka thënë se kjo javë do të jetë vendimtare.

Sipas Heldtit, Kosova ka nevojë për qeveri të re dhe për fillim të punës së institucioneve. Në anën tjetër, lideri i LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa nuk janë takuar mes vete për të diskutuar rreth koalicionit për më shumë se një javë. Sidoqoftë, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë se gjatë kësaj jave do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në.

Thaçi: Thirrja e seancës se Kuvendit do të behet se shpejti

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se do të respektojë afatet ligjore dhe kushtuese për thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit

“Në kohë të rregullt kushtetuese dhe sipas ligjeve”, u përgjigj shkurt Thaçi, i pyetur nga gazetarët se kur do ta thërrasë seancën e konstituimit të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit.

Apostolova ka thënë se formimi i Qeverisë është i një rëndësie shumë të madhe.

Edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova u ka dërguar mesazh të qartë partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, për formimin e institucioneve të reja.

Sipas saj, qytetarët e Kosovës e duan një Qeveri funksionale, ngase ata kanë nevojë për formim normal të institucioneve.

“Shfrytëzoj rastin të theksoi se formimi i qeverisë është më rëndësi shumë të madhe. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë ta shohin një qeveri funksionale. Formim të Kuvendit dhe Qeverisë sepse qytetarët kanë nevojë ta shohin një formim normal të institucioneve”.

Apostolova më tutje ka thënë se Kosovën e presin shumë punë përpara, siç është buxheti për vitin e ardhshëm, por edhe projekte tjera të rëndësishme.

Ajo e pyetur nga gazetarët për liberalizimin e vizave, nuk deshi të jap afate, mirëpo theksoi se Kosova e ka kryer punën e saj, dhe gjithçka tani është në dorë të vendeve anëtare të BE-së.

Duhanaj: Problemet ekskluzive qëndrojnë tek ndarja e posteve

Edhe njohësi i çështjeve politike ne vend Leon Duhanaj ka shpjeguar se bisedimet rreth koalicionit LDK-VV nuk do të dukeshin të stërzgjatura, nëse nuk do kishin filluar shumë para zgjedhjeve të 6 tetorit. Edhe atëherë na është thënë nga palët, se çështjet programore në masë të madhe i kanë përafruar.

“Tani, edhe pas zgjedhjeve edhe përkundër faktit që nuk kishim rezultate të certifikuara bisedimet vazhduan pa ndërprerë.

Nuk do mend të konkludohet që dikun ja ka dhanë dhe, gjërat nuk po lëvizin përpara. Nuk besoj që bëhet fjalë për çështje parimesh e as për çështje programi.

Për mendimin tim, problemet ekskluzive qëndrojnë tek ndarja e posteve.

Image
Leon Duhanaj

Në ketë pikë, konsideroj që ndarja do të duhej bërë 50 % me 50% të dikastereve që u takojnë shqiptarëve ( ministrive). Me që VV e merr Kryeministrin e që në rastin tonë përkon me shefin e shtetit, pra është posti me i rëndësishëm, atëherë, LDK-së i takon Presidenti dhe sv. Kryeministri” ka thënë ai.

Sipas Duhanaj, nuk e di si ka ngelë situata, por, një gjë duhet pasur parasysh. “VV, si subjekt imandatuar, e ka përgjegjësi dhe për detyrë të gjejë rrugë dhe partner.

“Ata nuk guxojnë të shkojnë në bisedime me mentalitetin e opozitarit. Sepse nëse e duan Kryeministrin, duhet ta kenë parasysh kompromisin me subjektet që i lusin. Nuk bën siç thotë fjala popullore edhe lypsarë edhe krenarë. Po, mendoj që i kanë pas disa lëvizje taktike dhe se do ta gjejnë gjuhen e bashkëpunimit, sepse ndryshe do duhet të ndëshkoheshin nga elektorati, në proporcion me përgjegjësitë që kanë”, ka potencuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat