Ja arsyeja se përse nuk arrijnë LDK dhe Vetëvendosje të arrijnë marrëveshje

Politika

Ja arsyeja se përse nuk arrijnë LDK dhe Vetëvendosje të arrijnë marrëveshje

Nga: V.R Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 09:36
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Takimet e deridjeshme ndërmjet zyrtarëve të LDK-së dhe Vetvendosjes, nuk sollën diçka konkrete në raport me marrëveshjen për krijimin e qeverisë.

Të parët e të dy partive, Isa Mustafa dhe Albin Kurti, deklaruan se marrëveshja është gati dhe se në takimin e radhës do të ndërmerret diçka konkrete.

Sidoqoftë, kjo që po ndodh në mes të LDK-së dhe VV-së, s’është ndonjë gjë e re. Mosmarrëveshje ose vështirësi në përputhje të programeve, ka pas edhe më parë.

Sociologu Ali Pajaziti, për “Bota sot”, konsideron se “Kultura e divergjencave të patejkalueshme” në mes subjekteve politike ka përcjellë historikisht shqiptarët e kjo dukuri s’kishte si të mos e përfshinte edhe LDK-në e Vetvendosjen.

“‎“Kultura e divergjencave të patejkalueshme” mes subjekteve politike, e tërheqjeve të litarit ‎në anë të kundërta, e animeve irracionale, e vetëpëlqimit si duket është pjesë kodit të ‎bajraktarizmit që është në genin tonë tradicional. Shihni nivelin politik në Shqipëri. Kujtojeni ‎mospajtimet mes partive më të vogla të Maqedonisë së Veriut që më 2016 i lanë terren për ‎fitore një partie që ka shkelur mbi të gjithë vlerat, që ka korruptuar gjithçka për 17 vite të ‎plota”, tha ai.

Sipas Pajazitit, kjo mënyrë e kalkulimit në kontekstin kosovar bie ndesh me konceptin e politikës si ‎nocion i kompromisit e balancimit të interesave, ose e të menduarit të interesit publik përpara ‎atij vetjak, klanor apo të komunitetit të ngushtë, të partisë si pjesë që duhet ta mendojë të ‎tërën, pra shoqërinë si një tërësi.

“Anthony Downs në librin e tij An Economic Theory of ‎Democracy (New York, 1957) thotë se njeriu politik është ai që vendimet e tij politike i orienton ‎tërësisht tek dobitë (utility) e llogaritshme, duke vepruar në mënyrë racionale.  Në këtë rast, ‎kemi një parti fitimtare dhe tjetrën e cila zë vendin e dytë, që luan me kohën dhe me nervat e ‎qytetarëve, gjë që mund t’i kushtojë shumë. Urtësia politike përfshin në vete etikën që synon ‎atë që është common good, e mirë e përgjithshme, jo maksimalizmin që shpie në qorrsokak ‎dhe në ngërç politik. Politikani particentrik kryeneç s’është politikan i mirë, s’e njeh artin e ‎politikës i asaj që Karl Schmidt e ka quajtur “monopol i zgjidhjes”, tha Pajaziti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat