Pas deklaratës së Vuçiq, Zogaj tregon si të veprohet me taksën dhe dialogun me Serbinë

Politika

Pas deklaratës së Vuçiq, Zogaj tregon si të veprohet me taksën dhe dialogun me Serbinë

Nga: G.B Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 14:54
Ilustrim

Reagime të shumta ngjalli deklarata e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se masakra e Reçakut është e fabrikuar.

Zyrtarët e shtetit dhe institucionet ndërkombëtare reaguan dhe e dënuan këtë deklaratë.

Në anën tjetër, Serbia ka pezulluar dialogun që kur Kosova vendosi taksën ndaj mallrave serbe dhe thotë se nuk do të vazhdojë atë derisa të hiqet taksa.

Image
Skënder Zogaj

Se a duhet të hiqet taksa dhe të vazhdohet dialogu pas një deklarate të tillë, njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj ka thënë se taksa është masë e shkëlqyer nga Kosova, tregues që Kosova është shtet dhe merr vendime që për Serbinë mund të jenë të pakëndshme.

“Taksa është një masë e shkëlqyer e Kosovës për të sinjalizuar nevojën e partneritetit të domosdoshëm që Serbia duhet ta shtrojë seriozisht nëse është e interesuar që të gëzojë benefitet e nevojshme të Serbisë në këmbimin e mallrave dhe të zhvillimit të tregtisë me vendet e rajonit, ndër të cilat Kosovën mund ta ketë dhe e ka, tregun më të afër dhe më dobi sjellës për Serbinë. Taksa është tregues i faktit se Kosova është shtet dhe merr vendime të cilat mund të shkaktojnë gjendje jo të këndshme për Serbinë, sepse tash Kosova ka mundësi të reja bashkëpunimi me vendet e rajonit duke anashkaluar Serbinë”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, është më mirë të merret një vendim i ri për taksën në dobi të bashkëpunimit ndryshe mes dy shteteve, por që të arrihet kjo Serbia duhet të çlirohet nga strukturat kriminale.

“Në këtë drejtim, e mira e të mirave është që taksa të analizohet dhe rishqyrtohet e të merret një vendim i ri që do të ishte në dobi të bashkëpunimit ndryshe mes Kosovës dhe Serbisë! Por që të arrihet kjo, Serbia duhet të demokratizohet, të çlirohet nga strukturat kriminale që e udhëheqin shtetin dhe e manipulojnë popullin serb! Ajo që disa kriminelë kohëve të fundit kanë deklaruar rreth masakrave që kanë bërë në Kosovë, nuk duhet të na shqetësojnë, sepse kriminelët gjithmonë mburren me krimet! Kosova ka pësuar shumë por tash është shtet i lirë dhe i pavarur dhe e ka fatin në duart e veta”, ka vlerësuar Zogaj.

Por, ai thotë se duhet të bisedohet edhe me kriminelët, që tu thuhet se krimet e tyre nuk do të harrohen por do të vajohen sepse shqiptarët kanë sakrifikuar për vendin e tyre.

“Po, duhet të bisedohet edhe me kriminelët serbë dhe t'u thuhet se krimet e tyre nuk do të harrohen kurrë, por nuk do të vajtohet, sepse shqiptarët kanë sakrifikuar për vendin e tyre dhe janë krenar dhe shumë më të fortë pushtuesi i tyre, Serbia gjakatare”, ka deklaruar Skënder Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat