E quajti Kosovën shtet të rremë, Murtezaj i reagon ambasadorit rus në Serbi

Politika

E quajti Kosovën shtet të rremë, Murtezaj i reagon ambasadorit rus në Serbi

Nga: D. B. Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 15:17
Valon Murtezaj

Nuk është hera e parë që ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, konteston pavarësinë e Kosovës.

Ai ditë më parë e ka quajtur Kosovën ‘një shtet të rremë’ duke shtuar se kjo është ende pjesë e Serbisë, dhe se BE-ja duhet të presë, për t’i pajtuar këto të dyja.

Deklaratat e pamatura të Ambasadorit Rus, janë deklarata të pagjykuara në kuptimin e gjuhës diplomatike dhe kodit etik të mirësjelljes

Ambasadori nuk ka ngurruar madje ta quajë Kosovën një ‘shtet të rremë dhe pjesë të Serbisë’, ku sipas tij, nëse ka ndonjë marrëveshje, ajo duhet të bëhet me kompromis.

Në lidhje me atë se a duhet që Kosova të bisedoj me Serbinë, edhe pas këtyre deklaratave dhe faktit që ky shtet nuk e njeh Kosovën, Valon Murtezaj profesor i negocimit ndërkombëtar dhe diplomacisë në Paris, ka thënë për “Bota sot” se Kosova është e pavarur tanimë një dekadë, por për fatin e keq të rajonit tonë, dhe më gjerë, nuk priten qëndrime të arsyeshme nga qeveria ruse në këtë kohë.

Sipas tij, Rusia ka strategjinë e saj që të ‘luaj’ me situatën jo stabile në Evropë, dhe të ndikojë në mbajtjen e konflikteve prezentë, edhe pse nuk kanë ndonjë ndikim esencial në BE.

“Sa i takon dialogut me Serbinë, Kosova ka rrugën e saj, dhe qëndrimet e saj si shtet, por për më tej duhet koordinim i mirë me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara për procesin në vijim, e këto mbetën në planet e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, është shprehur Valon Murtezaj profesor i negocimit ndërkombëtar dhe diplomacisë në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat