Çfarë ndodhi më nënshkrimin e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së, flet Mustafa

Politika

Çfarë ndodhi më nënshkrimin e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së, flet Mustafa

Nga: A.J. Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 15:33
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

(E plotësuar) - Përkundër që “Bota sot” ka kontaktuar para pak minutash me zëdhënësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe Lëvizjes Vetëvendosje të cilët e kanë mohuar takimin Mustafa-Kurti, një gjë e tillë është duke ndodhur tani.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur shkurtimisht para gazetarëve derisa hyri në Kuvend të Kosoëvs, aty ku për pak minuta do të takohet me të parin e VV-së, Albin Kurti, si përpjekje për arritje të marrëveshjes për koalicion.

Mustafa tha shkurtimisht se do të takohen me Kurtin, por, që nuk tha se mund të garantojnë se ku do të arrihet.

“Do të bisedojmë ku arrijmë nuk mund të ju garantojmë”, deklaroi shkurtimisht Mustafa.

Kreu i LDK-së në takim ka shkuar me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmanin.

***

E premtja ishte pritur të jetë dita kur do të ndodh edhe marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje por një gjë e tillë nuk ndodhi. Vetëvendosje ka deklaruar se janë në bisedime ë vazhdueshme më LDK-në por që ende nuk kanë caktuar takimi n e radhës mes dy krerëve të partive që pritet të qeverisin bashkë.

Besian Mustafa zëdhënës për informim i LDK-së ka thënë për “Bota Sot” se nuk ka ndonjë informate se tashmë mund të këtë takim mes Isa Mustafes e Albin Kurtit.

“Unë nuk kam ndonjë informatë se mund të ketë takim sot mes Isa Mustafes e Albin Kurtit.

Ata vazhdimisht janë në kontakt të vazhdueshëm  dhe në ditët e ardhshme edhe mund të kemi takime por për momentin unë nuk kam ndonjë informatë se sot mund të ketë takim.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me LDK-në po bëjnë përpjekje natë e ditë që të arrijnë marrëveshje për koalicion bashkë qeverisës” ka thënë Mustafa.

Kurse pretendenti për kryeministër theksoi në media se këto komunikime dhe takime të rregullta po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, teksa shtoi se takimi nuk është lajm. Lajm për të është arritja e marrëveshjes.

Kurti tha se në thelb dhe në bosht të secilës marrëveshje ndodhet programi i përbashkët tashmë i harmonizuar e të cilit do t’i bashkëngjitet edhe ndarja e funksioneve e pozitave dhe përgjegjësive në ekzekutivin e ardhshëm.

Kurti: Për çdo ditë kemi takime me LDK-në, besoj se do të arrihet marrëveshja deri më 24 dhjetor

“Për çdo ditë kemi takime, tash për çdo ditë kemi takime, edhe prej herës së fundit këtu në kuvendin e Kosovës kur kemi mbajtur takimin, jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë aktiv, shumë herë gjatë ditës, takimet I kemi të përditshme në mënyrë që sa më parë ta rrumbullakojmë këtë marrëveshje të koalicionit qeverisës. Ne dimë që tashmë kemi seancën e kuvendit për datën 24 dhjetor, na ndajnë vetëm 11 ditë mirëpo shpresoj dhe uroj që mos të kemi të nevojshme 11 ditë që ta rrihet marrëveshja aq shumë të dëshiruar prej nesh e aq shumë të pritur nga populli i Kosovës. Gjithnjë e më afër jemi, por kur t’i kemi rezultat do të mund t’ju njoftoj, nuk mundem tash ”, deklaroi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat