Mulliqi: Kjo është gënjeshtra e ambasadorit rus - Bota Sot
Mulliqi: Kjo është gënjeshtra e ambasadorit rus

Politika

Mulliqi: Kjo është gënjeshtra e ambasadorit rus

Nga: D. B. Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 15:57
Skënder Mulliqi

BE-ja ishte e preokupuar më shumë probleme brenda saj, e sidomos më BREX-in, ku Mbretëria e Bashkuar këtë vit largohet nga kjo strukturë ndërkombëtare. Madje ky problem dhe zgjedhjet që pritën të ndodhin, kanë bërë që Ballkani dhe pikërisht Kosova të mbetët në margjina.

Analisti politik Skënder Mulliqi ka thënë për “Bota sot”, ka thënë se edhe Amerika kishte prioritete tjera, jo që e ka harruar Kosovën, sepse që të gjitha këto bënë që ruso-serbët ta fuqizojnë politikën e tyre karshi Ballkanit Perëndimor, për ta futur ndikimin e humbur pas Luftës së Ftoftë, por më shumë më rastin e shpërbërjes të ish-Jugosllavisë.

“Furnizimi me armatim të Serbisë nga Rusia, pastaj lobimi i përbashkët i tyre të shtetet e pa inkuadruara Arabe të kohës së Titos bënë që të kemi tërheqje jo të pakta te shteteve që e kishin pranuar pavarësinë e Kosovës. Gjithë kësaj ofenzive të politikës sllave, ju kumbarisëm bukur mirë edhe vet ne, më mos punën tonë, më mos avanasimin e politikës, cila u tregua inerte, së në krye të shtetit i patëm njerëzit të cilët nuk kanë kapacitete të mjaftueshme politike e as dije, për tu përballur më politikën hegjemoniste dhe të egër ruso-serbe”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Sipas tij, apetitet u shtohen edhe më shumë kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës ne Evropë, ku shumë i ndihmuan edhe dy presidentet shqiptarë hiq të pa matuar politikisht, Thaçi e Rama.

“Takimet e tyre më Vuçiqin fshehurazi dhe hapur për shkëmbim territoresh siç është përfole gjatë në opinion, ishin takime që shumë na dëmtuan politikisht sidomos në planin e jashtëm dhe të miqtë tanë në botë. Tashmë i është bërë shumë e qartë edhe opinionit të gjerë publik, se bisedimet më palën serbe për normalizim të marrëdhënieve ishin të dëmshme për Kosovën. Serbia kur nuk i realizojë detyrimet e marra nga këto marrëveshje. Por, marrëveshjet që na dëmtuan keq dhe që i nxiten planet e vjetra serbe për ripushtim të tokave shqiptare, ishin firmosje që i bëri pala jonë në Bruksel me "Zajednicën" me kompetenca vendimmarrëse , dhe marrëveshja për demarkimin e vijës kufitare më Mal të Zi në dëm të Kosovës”, ka thënë Mulliqi.

Ai konsideron se edhe Fusnotën famoze të Edita Tahirit, në përfaqësimet rajonale të Kosovës, që ishte lëshim i madh, e që nuk doli bash "fluskë sapuni" siç e quajti zonja, Tahiri. “Deklarata e fundit shumë fyese për shqiptarët ishte ajo që e bëri presidenti serbë Aleksander Vuqiq, duke thënë së Reçaku ishte inskenim. Nuk ka më rënd së kjo, dhe reagimet e drejtuesve të dy shteteve shqiptare ishin shumë të dobëta. Nëse taksa nuk e ka bërë efektin ashtu të duhur ekonomik karshi Serbisë, e ka pasur efektin e madh politikë për ti treguar këtij shteti por edhe Rusisë e qarqeve tjera antishqiptare së më gjithë dobësitë tona të brendshme, Kosova është shtet i pranuar ndërkombëtarësh, çka këtë gjë e pat vërtetuar edhe Gjykata për Drejtësi ne Hagë, duke thënë së pavarësia e Kosovës, nuk bie ndesh më ligjet ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Sipas ti, ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka reaguar në Tëitter pasi Franca,Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Kosovës dhe Serbisë t’i rifillojnë negociatat.

“Me këtë deklaratë janë krijuar parakushtet gjoja që edhe një herë të fajësohet Beogradi për dështimin e dialogut. Ai ka thënë së bisedimet mund të vazhdohen nëse Kosova heq taksen. Ambasadori rus gënjen vet bashke me serbët, kur thotë së shtetet të cilat i kanë tërhequr njohjet janë të pavarura në vendimet e tyre, duke mos pranuar lobimin e tyre të përbashkët. Ai fort mirë e dinë së shtetësia e Kosovës nuk bie ndesh më ligjin ndërkombëtar si thotë ai, së këtë e ka demantuar një herë e mirë Gjykata relevante ndërkombëtare”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai më tej ka shtuar se rusët dhe serbët ëndërr e kanë daljen në bregdetin shqiptare, prandaj edhe Minishengeni i iniciuar nga Edi Rama është nismë jo e matur mirë, dhe e dëmshme për interesat e shqiptareve në Ballkan e me gjerë.

“Të gjitha këto na bëjnë më dije së qeveria e re duhet ta ndryshon kursin politik në bisedimet e radhës më Serbinë. Bisedimet mos të vazhdojnë pa u pranuar pavarësia e Kosovës nga Serbia. Politikat e deritashme shqiptare nuk na sollën as për afër atë që është pritur ne mbrojtjen e interesave shtetërore e nacionale”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat