Vetëvendosje lë të zgjedhë: Ose kryeministrin ose presidentin, në të kundërtën zgjedhje

Politika

Vetëvendosje lë të zgjedhë: Ose kryeministrin ose presidentin, në të kundërtën zgjedhje

Nga: V.R Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 16:12
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Hezitimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të mos bërë kompromis me LDK-në sa i përket postit të Presidentit është i pakuptmtë.

Kështu ka  vlerësuar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, Xhevdet Mazrekaj botues i gazetës kombëtare "Bota sot".

Sipas Mazrekajt, do të ishte mirë që të definohej çështja e Presidentit në marrëveshjen për koalicionin, në mënyrë që më vonë, LDK të mos përballet me ndonjë befasi të pakëndshme, siç do të ishte kandidatura e Rexhep Qosjes.

Postimi plotë:

Vetëvendosje lë të zgjedhë: Ose kryeministrin ose presidentin, në të kundërtën zgjedhje


I pakuptimtë ky hezitimi Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë kompromis me LDK-në sa i përket formimit të koalicionit. Vetëvendosje, si partia e parë që doli nga zgjedhjet e 6 tetorit e ka rastin që të zgjedhë ndërmjet postit të kryeministrit dhe atij të presidentit, në të kundërtën Kosova duhet të shkojë në zgjedhje.

Kërkesa e LDK-së që të arrihet marrëveshje paraprake për postin e presidentit, është e drejtë dhe plotësimi i saj do të shmangte ndonjë befasi të pakëndshme, kur Thaçit t`i përfundojnë mandati më 2021. Një kandidaturë si ajo e Rexhep Qosjes për postin e Presidentit do të ishte e papranueshme për votuesit e LDK-së, ashtu siç ishte kandidatura e Thaçit më 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat