U tha se grevat u bënë për të shkaktuar probleme Qeverisë së re, kundërpërgjigjet deputetja e VV-së

Politika

U tha se grevat u bënë për të shkaktuar probleme Qeverisë së re, kundërpërgjigjet deputetja e VV-së

Nga: A.M. Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 17:05
Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi, në një prononcim për “Bota sot” e ka deklaruar se rikthimi i grevave përben shqetësim të  veçantë për qeverinë e re.

“Sigurisht se rikthimi i grevave përben shqetësim të  veçantë për qeverinë e re, çka nuk mund të anashkalohet. Në anën tjetër, grevat e fundit kanë treguar se është tejkaluar çdo kufi, dhe nga to më së shumti kanë pësuar fëmijët në shkolla dhe pacientet në proces të shërimit”, ka deklaruar ajo për “Bota sot”.

E pyetur nga “Bota sot” se a mund të ketë qëllim tjetër, fillimi i grevave tani që pritet të bëhet Qeveria e re, ajo nuk ka dashur të përgjigjet në këtë pyetje,  duke shtuar se kjo ka të bëjë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Image
Labinotë Demi Murtezi

“Nuk kisha dashur t’u jap kaheje tjetër. Ky reagim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të pagave deri në fund të Marsit 2020, që në esencë përbën një motiv për greve. Por po them prap se duhet menduat për pasojat e grevës, dhe sigurisht një bashkëpunim i ngushte dhe i sinqerte i sindikatave me qeverinë e re”, ka deklaruar Demi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat