Rrëfimi i deputetit të LDK-së për atentatin që e la në karrocë: Kështu e kujtoj ditën kur...

Politika

Rrëfimi i deputetit të LDK-së për atentatin që e la në karrocë: Kështu e kujtoj ditën kur...

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 13 dhjetor 2019 Në ora: 22:04
Fetah Rudi

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ka rrëfyer se si është plagosur në një atentat të organizuar 19 vjet më parë.

Rudi në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se njerëzit që e përcollën aktivitetin e tij politik, pa dyshim se ishin ata që e arrestuan dhe e rrahën edhe gjatë luftës së fundit.

Deputeti i LDK-së në këtë intervistë ka folur edhe për Gjykatën Speciale, për njerëzit që e përcillnin aktivitetin dhe që e kryen atentatin, si dhe kauza e tij si deputet i legjilaturës së shtatë.

“Bota sot”: z. Rudi, këtë 15 dhjetor bëhen 19 vjet që nga ditë kur është kryer atentati ndaj jush. Si e kujtoni këtë ditë?

Fetah Rudi: Po ditën e 15 dhjetorit të vitit 2000, një ditë që mbeti përgjithmonë në kujtesën time, të familjes dhe miqve të mi. Ishte një ditë e premte që unë vazhdimisht shkoja në takime me kryetarët e degëve të LDK-së me Presidentin Ibrahim Rugova. U nisa nga shtëpia në ora 8 për Malishevë, aty u takuam me Avdullah Telakun dhe Rexhep Begajn, ku ne vendosëm të shkojmë në Prishtinë me Avdullahun, por e morëm edhe Rexhepin, dhe të tretë shkuam...

(Intervistën e plotë me deputetin e zgjedhur të LDK-së, mund ta lexoni në gazetën kombëtare “Bota sot)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat