Reagon eksperti i sigurisë ndaj Endrit Shalës: Ia përmend gjuajtjen me armë dhe kërkon arrestimin nga Policia

Politika

Reagon eksperti i sigurisë ndaj Endrit Shalës: Ia përmend gjuajtjen me armë dhe kërkon arrestimin nga Policia

Nga: D.B Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 15:33
Fadil Kajtazi dhe Endrit Shala

Nuk është hera e parë që personat në detyrë, sulmojnë gazetarët e pambrojtur, derisa ata janë duke e kryer punën e tyre.

I ngjashëm ishte edhe rasti i ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili mbrëmë ka goditur në fytyrë gazetarin Ensar Ramadani, pasi ky i fundit nuk ia kishte dhënë Shalës, telefonin celular të cilin ia kishte kërkuar ministri Shala.

Ai si kundërpërgjigje, kishte zgjedhur grushtet kundër gazetarit të pafajshëm duke i shkaktuar gazetarit lëndime trupore.

Në lidhje me këtë rast, ka reaguar edhe eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se shoqëria e Kosovës, është duke lënguar nga moszbatimi i ligjit.

Sipas tij, sikur ligji të ishte zbatuar me kohë, nuk do të kishte ndodhur sulmi mbi gazetarin.

"Opinion në vend është dëshmitar i ngjarjes kur ministri Endrit Shala është duke shtirë me armë automatike H&K MP-5 në odën e Fatmir Limajt. Sikur drejtësia të kishte vepruar, ai nuk do të ndodhej së pari në vendin e ministrit për ta sulmuar një gazetar nga pozita e ministrit. Sikur të kishte një kod moral të politika, ai nuk do të ishte ministër, sikur të kishte ndërgjegje politike, ai do të shkarkohej nga pozita e ministrit që mbrëmë, sikur të kishte ndërgjegje dhe moral politik e shtetëror partia nga e cila vjen Endriti do të kishte kërkuar falje opinionit dhe gazetarit të sulmuar. Dhe sikur të kishte polici profesionale, ministri Shala do të ishte arrestuar në vendin e ngjarjes, dhe sikur të kishte Inspektorat të Policisë, do të ishte suspenduar polici i cili ka qenë në vendin e ngjarjes me akuzë për mosveprim”, ka thënë eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat