Zbulohen detaje të rëndësishme, ja kush po e pengon marrëveshjen VV-LDK

Politika

Zbulohen detaje të rëndësishme, ja kush po e pengon marrëveshjen VV-LDK

Nga: N.H Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 21:30
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende po vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Fatmir Bajraj, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se një prej arsyeve që po e pengon marrëveshjen mes LDK-së dhe VV-së, është elementi se partia e Kurtit po e sheh vetën si fituese absolute të zgjedhjeve të 6 tetorit, ndërsa partnerin e koalicionit si humbës të zgjedhjeve.

Image
Fatmir Bajraj

“‘Besimi zhvendosë bjeshkët’, thotë një maksimë, dhe ky besim në LDK nga ana e VV-së mungon dhe i njëjti kthehet në pengesë të pakapërcyeshme për arritjen e marrëveshjes së koalicionit për momentin, ishte kjo komponentë e parë, dhe të cilën e ushqejnë mediet e kapura sorosiane të cilat e duan LDK-në jashtë pushtetit dhe të painfluencë, pra e duan të nënshtruar dhe inferiore, presion ky publik, pre e të cilit ka rënë LVV-ja e Albin Kurtit. E dyta, Vetëvendosje e sheh vetën si fituese absolute dhe partnerin e koalicionit si humbës të zgjedhjeve, absurd i llojit sui-generis, dhe në këtë sens fitoren relative e trajton si trofe dhe jo si një fitore e cila presupozon kompromis dhe ndarje të përgjegjësive”, ka thënë analisti Bajraj.

Në fund, ai është shprehur skeptik se mund të ketë brenda këtij viti një marrëveshje përfundimtare mes LDK-së dhe VV-së.

“Marrëveshja nuk do arrihet brenda vitit, bindja ime, edhe për faktin e nevoje së LVV-së për të lexuar drejtë zërin e sovranit dhe akomodimit me kompromiset e duhura me LDK-në, dhe në anën tjetër, edhe për faktin se jemi në prag të festave të fundvitit dhe pushimeve të ambasadave perëndimore në Prishtinë, pa ndërmjetësimin e të cilave, LVV-ja e ka të vështirë pranimin e marrëveshjes dhe shembjen e narracionit të ndërtuar me ndihmën e medieve sorosiane, me të cilin me ndarjen e pozitave duhet ta bëjë ajo si fituese, dhe jo bashkë me LDK-në”, ka përfunduar analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Fatmir Bajraj, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se dy partitë opozitare arritën që në zgjedhjet e 6 Tetorit të marrin numrin më të madh të ulëseve në Kuvend .

Megjithëse kanë zhvilluar takime përpara dhe pas zgjedhjeve, akoma nuk kanë arritur të dakordohen për formimin e qeverisë së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat