Në seancën e 26 dhjetorit VV-ja pa marrëveshje, ja çfarë pritet të ndodh

Politika

Në seancën e 26 dhjetorit VV-ja pa marrëveshje, ja çfarë pritet të ndodh

Nga: A.M. Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 21:33
Albin Kurti

I pari ishte kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka marrëveshje me LDK-në. Këtë gjë e pohoi edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ndërsa, kryetar i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se të enjten në seancën konstituive, VV-ja do të shkoj e vetme.

Por, lidhur me atë se çfarë pritet të ndodh në këtë seancë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Bujani, në një prononcim për “Bota sot” ka folur rreth kësaj çështje, ku pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Por, sipas tij, në seancën e së enjtes do të ketë vetëm konstituim të Kuvendit, dhe nuk do të ketë procedura tjera.

“Jo thjesht nëse ka vetëm konstituim të Kuvendit dhe asgjë më shumë. Pra nuk do të ketë procedurat tjera për shkak se nuk ka vota dhe nuk mund të procedohet fare. Fatkeqësisht nuk do të ketë asnjë lëvizje tjetër nesër”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Burjani është shprehur se do të duhet që LDK-ja dhe VV-ja të arrijnë një marrëveshje.

“Do të ishte mirë të ketë marrëveshje ,është e çuditshme në fund të fundit edhe të jepet posti i presidentit LDK nuk do të thotë fund i VV, përkundrazi do ta kishte kompremtuar më shumë LDK, kështu po dalin edhe haptas si LDK edhe VV se janë për pushtet më së pari”, ka thënë Burjani për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat