Zogaj tregon dështimet e Kosovës në integrimet evropiane gjatë vitit 2019

Politika

Zogaj tregon dështimet e Kosovës në integrimet evropiane gjatë vitit 2019

Nga: G.B Më: 4 janar 2020 Në ora: 15:45
Ilustrim

Liberalizimi i vizave nuk ndodhi as në vitin 2019. E në këtë vit Kosova as nuk u bë pjesë e UNESCO-s.

Keq ishim edhe me njohjet e reja, derisa pati vetëm çnjohje nga disa shtete, për shkak të lobimit të Serbisë kundër Kosovës.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, vlerëson se në vitin 2019 Kosova ka qenë në krizë të thellë, duke ua ngulfatur jetën qytetarëve.

Image
Skënder Zogaj

“Gjatë vitit 2019 Kosova është përballur ne një krizë të thellë politike, e cila e ka mbajtur të ngulfatur jetën e shtetasve, në të gjitha fushat! Papunësia e madhe dhe ikja nga vendi i mija të rinjve janë treguesi i gjendjes së rëndë e me pasoja afatgjata, që janë rrjedhojë e disa dështimeve të mëdha të vitit 2019, që e kanë lënduar rëndë boshtin e perspektivës së Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

Zogaj përmend mos liberalizimin e vizave, dështimin e anëtarësimit në UNESCO, njohjet e shumë të tjera, si plagë të vitit 2019 edhe për shumë vite.

“Ngecja në procesin e integrimeve evropiane, dështimi në liberalizimin e vizave, dështimi i anëtarësimit në UNESCO e në Interpol, mungesa e njohjeve të reja, dështimi në dialogun me Serbinë, rënia e Qeverisë Haradinaj, skandali rreth certifikatave të rreme për veteranët e luftës, afera për këmbimin e territoreve me Serbinë, dhe për "minishengenin" ishin plagët e vitit 2019 që do të kullojnë pakënaqësi edhe për shumë vite të tjera të ardhshme! Mirëpo, pavarësisht nga pakënaqësitë e mëdha, kosovarët besojnë, shpresojnë dhe luten për ditë më të mira! Gjykata speciale mund të jetë një faktor i rëndësishëm për fillimin e ndryshimit të dëshiruar”, ka deklaruar Skënder Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat