Qeveria Kurti nuk do lëshoj pe në dialogun më Serbinë

Politika

Qeveria Kurti nuk do lëshoj pe në dialogun më Serbinë

Nga: A.J Më: 9 janar 2020 Në ora: 11:11
Albin Kurti

Vazhdimi i dialogut më Serbinë është paralajmëruar se mund të rifillloj por më kushtet të cilat kryeministri i ardhshëm mund ti vendos. Albin Kurti ka paralajmëruar se rifillimi i bisedimeve më Serbinë mund të behet por më kushte dhe praktika të reja dhe rishikim i gjithë atyre çka është diskutuar. Në bazë të Kushtetues se Republikës se Kosovës do të veprohet edhe ne bisedimet me Serbinë.

Në lidhje më këtë deputeti i Vetëvendosjes Shpejtim Bulliqi në lidhje më vazhdimin e dialogut me Serbisë ka thenë për “Bota Sot” nuk e di se si do ecin gjërat, fillimisht duhet formuar qeverinë, e pastaj qeveria të zyrtarizoj agjendën e saj rreth politikës se jashtme  përfshirë edhe dialogun me Serbinë, personalisht nuk preferoj që ti bëhen koncesione Serbisë në asnjë fushë.

 

“Po pikerisht pak a shumë këto i thashë në pyetjen e parë, pra jo lëshime  ndaj Serbisë, sepse në  vitet e para të dialogut me Serbinë, sidomos deri në gjysmën e mandatit te Mogherinit, Kosova kishte bërë lëshime të disfavorshme duke rrezikuar edhe funsionalitetin e shtetit po qe se do të implementoheshin te gjitha. Përfitimet e Kosovës ishin minore nga ato marrëveshje” ka thenë Bulliqi.

Sipas tij, Se kush e udhëheq dialogun, tashmë dihet krejt kjo në bazë të kompetencave sipas kushtetutës. Qeveria Kurti do ta ketë të qartë se si do të veproj, një gjë e besoj e ajo është se nuk do të ketë veprime të llojit udhëtime  në Bruksel, fotografime dhe lëshime të dëmshme siç ishin bërë para disa viteve. Presidenti i ka kompetencat qe ja percakton kushtetuta, asgjë më shumë.

“E re do të jetë se qeveria e re do të insistoj ti kthejë apo thënë më mirë sjellë në dialog të gjitha temat që padrejtësisht ishin anashkaluar: të pagjeturit, riparacionet, kërkimfaljen që Serbia duhet ta bëjë. Nuk do ta mohoj që e kam përkrahur edhe taksën e vendosur, besoj edhe në reciprocitet të plotë ndaj Serbisë” ka thënë deputeti Shpejtim Bulliqi për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat