Thirrje për marrëveshje të shpejt mes VV-së dhe LDK-së, paralajmërohet skenari i rëndë nga Serbia për Kosovën

Politika

Thirrje për marrëveshje të shpejt mes VV-së dhe LDK-së, paralajmërohet skenari i rëndë nga Serbia për Kosovën

Nga: K.M Më: 10 janar 2020 Në ora: 20:25
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Takimi i djeshëm mes Kryetarit të VV-së Albin Kurti dhe Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa ka përfunduar pa marrëveshje.

Këta të fundit, madje nuk janë dakorduar as për t'i vazhduar takimet.

Njohësi i çështjeve ekonomike Musafë Kadriaj, ka thënë se jemi një vend parlamentarë dhe njëherit çdo veprim duhet të këtë bazë kushtetuese pasi buxheti përmban në vete, specifikat juridike politike dhe ekonomike.

Ai shprehet se është imediate që të kemi një formulë qeverisëse nga VV-ja dhe LDK-ja, që së paku mos të kemi ngecje institucionale.

Image
Musafë Kadriaj

“E them këtë sepse duke u bazuar në këto specifika dhe gjendjen çfarë është skena politike në Kosovë për fat jo të mirë vlerësoj që nëse vazhdohet me këtë amulli institucionale rrezikojmë që do hyjmë në fazën e kolapsit nëse deri në mars nuk do kemi aprovim të buxhetit sepse do të konsumohem të gjitha bazat ligjore për shfrytëzim të parasë publike nga qeveria në detyrë. Kështu që pa marrë parasysh që vullneti dhe pritjet e qytetarëve janë zbehur, vlerësoj që është imediate që të kemi një formulë qeverisëse nga VV dhe LDK, që së paku mos të kemi ngecje institucionale duke qenë koeshient që Kosovën e presin shumë sfida dhe detyra”, ka thënë njohësi i çështjeve ekonomike Mustaf Kadriaj.

Sipas tij, njëherit duhet të kenë të qartë dy partitë fituese që interesat globale janë duke u bartur në lindjen e mesme kështu që është emergjente krijimi i institucioneve dhe të krijohet ekipi negociatorë që të përmbyllet marrëveshja Kosovë-Serbi.

Ai thekson se Serbinë është në favor mos me pas marrëveshje përfundimtare, përderisa ky shtet e mbanë Kosovën si tërësi territoriale.

“E them këtë sepse për Serbinë është në favor mos me pas marrëveshje përfundimtare për derisa Serbia e mbanë Kosovën si tërësi territoriale në preambulën e vetë kushtetuese dhe njëherit duhet të krijohet një ambient ligjor dhe infrastrukturore që të ngjallim interesimin e investitorëve të mundshëm dhe kjo i bie barrë pikërisht VV-së dhe LDK-së, sepse qytetari ia ka dhënë besimin për të qeverisur e jo për të vajtuar dhe duke hedhë fajin në oponentët politik por të i marrin obligimet kushtetuese dhe të ju prijnë proceseve që janë të shumta”, ka thënë njohësi i çështjeve të ekonomisë Mustaf Kadriaj.

Ndryshe këto dy parti tash e 3 muaj janë në bisedime në një përpjekje për arritjen e një koalicioni por që deri tash ndarja e posteve po shihet të jetë problem për këtë koalicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat