Alarmante: Kosova rrezikon të hyjë në fazën e kolapsit

Politika

Alarmante: Kosova rrezikon të hyjë në fazën e kolapsit

Kushtrim Maliqi Nga Kushtrim Maliqi Më 11 janar 2020 Në ora: 15:10
Qeveria e Kosovës

“Vlerësoj që nëse vazhdohet me këtë amulli institucionale rrezikojmë që do hyjmë në fazën e kolapsit nëse deri në mars nuk do kemi aprovim të buxhetit sepse do të konsumohem të gjitha bazat ligjore për shfrytëzim të parasë publike nga qeveria në detyrë. Kështu që pa marrë parasysh që vullneti dhe pritjet e qytetarëve janë zbehur, vlerësoj që është imediate që të kemi një formulë qeverisëse nga VV dhe LDK, që së paku mos të kemi ngecje institucionalë duke qenë koeshient që Kosovën e presin shumë sfida dhe detyra”, ka thënë njohësi i çështjeve ekonomike Mustaf Kadriaj.

Në bazë të Ligjeve të Kosovës, një e dymbëdhjeta e buxhetit aktivizohet me automatizëm, për muajin janar e shkurt. Ndërsa, në fund të shkurtit nëse nuk ka Qeveri të Re, dhe nuk votohet ligji për buxhetin ekziston një procedurë për të kërkuar Parlamentit, për vazhdim të buxhetit edhe për mars.

Kryeministri në ikje Ramush Haradinaj, ditë më parë ka thënë se që nga me 1 prill nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar, jo vetëm që bankrotojmë por dështojmë krejtësisht.

“Deri më 1 prill, është fundi. Edhe kjo e marsit, para 1 marsit ne duhet me ju drejtu këtij Parlamenti me një kërkesë për me na dhënë pëlqimin edhe për një muaj, është mundësia e vetme e fundit ligjore është vazhdimi për 1/12 edhe për mars. Aktualisht në janar dhe shkurt nuk ka pengesa dhe vështirësi të funksionimit buxhetor, çdo gjë është në rregull, por nëse hyjmë në zonën e kuqe të gjysmës së dytë të shkurtit pa buxhet, atëherë fillon rreziku”, ka thënë RamushHaradinaj.

Kurse, njohësit e çështjeve ekonomike në vend, vlerësojnë se duhet që të kemi qeverinë e re të formuar dhe e njëjta të sjellë të buxhetin për aprovim.

Kryeziu: Sipas Ligjit askush nuk guxon të autorizoj pagesa ne emër te qeverisë, pas periudhës mars 2020

Njohësi i çështjeve ekonomike Nexhat Kryeziu, duke folur rreth asaj, se a rrezikon shteti të shkojë në kolaps, nëse mbetet pa buxhet, ka thënë për “Bota sot” se nëse shteti nuk ka buxhet të miratuar për vitin 2020, vendi mund të shkoj drejt kolapsit.

Sipas tij, e gjithë kjo pasojë mund të vijë për faktin, pasi sipas Ligjit askush nuk guxon të autorizoj pagesa ne emër te qeverisë, pas periudhës mars 2020.

Image
Nexhat Kryeziu

“Kjo situatë mund të shkaktoj dëme direkte dhe indirekte për qeverinë, për qytetarët dhe bizneset, pasi që nuk do të mund të ekzekutohen pagesat nga thesari i shtetit. Po ashtu, pasojat tjera do t'i vuajnë edhe stafi i sektorit publik, ku kjo automatikisht do të reflektonte në ngecjen e konsumit. E them këtë pasi shumë prej tyre që kanë kredi, nuk do të mund të paguajnë këstet e kredive, ndërsa kjo do të reflektonte edhe në sektorin bankar. Bizneset nuk do të mund të realizojnë kërkesat e veta për shërbimet ndaj institucioneve, ndërsa kjo do të sjelltë mungesën e likuiditetit në treg - dështim në kryerjen e detyrimeve të tyre ndaj partnerëve apo edhe pagesë së pagave të punëtoreve në sektorin privat”, ka thënë Kryeziu.

Por, sa i përket asaj se si do të veprohet, kur nuk ka qeveri për të funksionuar buxheti, njohësi i çështjeve ekonomike Nexhat Kryeziu, tutje ka shtuar se në aspektin ligjor duhet që qeveria në shkuarje të sigurohet, që draft buxhetin ta sjellë në Kuvend për aprovim dhe të evitohet kolapsi.

“Mendoj se patjetër duhet që të kemi qeverinë e re të formuar dhe e njëjta të sjellë të buxhetin për aprovim”, ka thënë njohësi i çështjeve ekonomike Nexhat Kryeziu.

Kadrijaj: Çdo veprim duhet të këtë bazë kushtetuese pasi buxheti përmban në vete, specifikat juridike politike dhe ekonomike

Kurse, njohësi i çështjeve ekonomike Musafë Kadriaj, ka thënë se jemi një vend parlamentarë dhe njëherit çdo veprim duhet të këtë bazë kushtetuese pasi buxheti përmban në vete, specifikat juridike politike dhe ekonomike.

Image
Musafë Kadriaj

“E them këtë sepse duke u bazuar në këto specifika dhe gjendjen çfarë është skena politike në Kosovë për fat jo të mirë vlerësoj që nëse vazhdohet me këtë amulli institucionale rrezikojmë që do hyjmë në fazën e kolapsit nëse deri në mars nuk do kemi aprovim të buxhetit sepse do të konsumohem të gjitha bazat ligjore për shfrytëzim të parasë publike nga qeveria në detyrë. Kështu që pa marrë parasysh që vullneti dhe pritjet e qytetarëve janë zbehur, vlerësoj që është imediate që të kemi një formulë qeverisëse nga VV dhe LDK, që së paku mos të kemi ngecje institucionalë duke qenë koeshient që Kosovën e presin shumë sfida dhe detyra”, ka thënë njohësi i çështjeve ekonomike MustafKadriaj.

Sipas tij, njëherit duhet të kenë të qartë dy partitë fituese që interesat globale janë duke u bartur në lindjen e mesme kështu që është emergjente krijimi i institucioneve dhe të krijohet ekipi negociatorë që të përmbyllet marrëveshja Kosovë-Serbi.

“E them këtë sepse për Serbinë është në favor mos me pas marrëveshje përfundimtare për derisa Serbia e mbanë Kosovën si tërësi teritoriale në preambulën e vetë kushtetuese dhe njëherit duhet të krijohet një ambient ligjor dhe infrastrukturore që të ngjallim interesimin e investitorëve të mundshëm dhe kjo i bie barrë pikërisht VV-së dhe LDK-së, sepse qytetari ia ka dhënë besimin për të qeverisur e jo për të vajtuar dhe duke hedhë fajin në oponentët politik por të i marrin obligimet kushtetuese dhe të ju prijnë proceseve që janë të shumta”, ka thënë njohësi i çështjeve të ekonomisë MustafKadriaj.

Kelmendi: Qeveria në ardhje ka mundësi gjithashtu edhe të anulojë ligjin paraprak, dhe të votojë një ligj krejtësisht të ri, apo edhe vetëm pjesë të veçanta

Kurse, njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi, nuk mendon se do të ketë kolaps, pasi që kuvendi veç ekziston.

Sipas tij, ata munden të thirren në mbledhje, nëse jo për çështje tjera, për çështjen e buxhetit po.

Image
Muhamet Kelmendi

“Qeveria që është në ikje e ka projekt-buxhetin të cilin ia paraqet kuvendit, e pas analizave mund ta votojnë e ta aprovojnë. Natyrisht se qeveria në ardhje mundet të intervenojë me amendamente e me ligje në përshtatjen e buxhetit me programin qeverisës. Qeveria në ardhje ka mundësi gjithashtu edhe të anulojë ligjin paraprak, dhe të votojë një ligj krejtësisht të ri, apo edhe vetëm pjesë të veçanta. Mos dakordimi i dy subjekteve fituese të zgjedhjeve që të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisja, sigurisht se e shpien vendin në një krizë të thellë. Veçanërisht për pagat, pasi që ato detyrohen të zbatohen me ligje të veçanta, duke pasur këtu parasysh se kemi dhjetëra mijëra qytetarë të vendit, të fushës së sigurisë e shëndetësisë etj, të cilët jetën dhe mirëqenien e tyre, e kanë të varur nga paga e shtetit”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat