Haradinaj jep dorëheqja nga kryetari i AAK-së

Politika

Haradinaj jep dorëheqja nga kryetari i AAK-së

Nga: K.M Më: 12 janar 2020 Në ora: 12:11
Ramush Haradinaj

Pas dorëheqjes nga pozita e të parit të qeverisë, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Duke pasur parasysh që AAK së shpejti do të mbajë zgjedhje të brendshme, Haradinaj ka thënë se do të jetë vetëm ushtrues detyre i kësaj pozite deri në Kuvendin e ri të Aleancës.

“Jam dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës së mbajtëm jam I dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat