Ish-komandanti i Koshares i zbulon kushtet e Amerikës për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën, përmend edhe arrestimin e pjesëtarëve të UÇK-së

Politika

Ish-komandanti i Koshares i zbulon kushtet e Amerikës për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën, përmend edhe arrestimin e pjesëtarëve të UÇK-së

Nga: N.H Më: 14 janar 2020 Në ora: 16:26
Hisen Berisha

Më 6 janar janë mbushur tre muaj prej se janë mbajtur zgjedhjet nacionale në Kosovë, dhe edhe me tej nuk ka një marrëveshje ndërmjet partive për të themeluar Qeverinë e re. Vetëvendosje e LDK s’janë pajtuar ende për ndarjen e pozitave. 

Ish-komandanti i Batalionit I të Brigadës “Agim Ramadani”, Hisen Berisha, ka folur lidhur me bisedimet në të cilën janë duke kaluar dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Berisha ka treguar se para se të nënshkruhet një marrëveshje për koalicion mes VV-së dhe LDK-së kushtet e vëna nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në takimin e Gjermanisë duhet pranuar paraprakisht nga dy liderët e dy partive.

Një prej këtyre kushteve, Berisha tregon për “Bota sot” se është edhe taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, e cila duhet të hiqet më të marrë detyrën qeveria e ardhshme.

“Kushtet amerikane në Gjermani ndaj LDK-LVV. Para se të mund të nënshkruajnë çfarëdo marrëveshja për të qeverisur LDK dhe LVV, duhet të pranojnë parakushtet e vendosura në takimin e Gjermanisë. 1. Heqja e taksës 100%; 2. Lufta kundër korrupsionit; 3. Vazhdimi i menjëhershëm i bisedimeve me Serbinë pa kushte; 4. Arritja e marrëveshjes më së largu deri në muajin Prill; 5. Vazhdimi i mandatit të EULEX; 6. Vazhdimi i mandatit të dhomave speciale për hetime të KL”, ka thënë Berisha, për “Bota sot”.

Tutje, ai ka thënë se kusht është edhe arrestimi i pjesëtarëve të UÇK-së që ju ngritën padi për krimet e luftës, si dhe implementimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“7. Miratimi dhe formimi i Gjykatës për krime lufte; 8. Arrestimi i pjesëtarëve të UÇK-së që ju ngritën padi për KL; 9. Lufta kundër korrupsionit, arrestimi i të dyshuarve për korrupsion, konfiskimi i pasurive të pa ligjshme, sundimi i ligjit; 10. Përmbyllja e kontesteve të hapura në raporte ndërkombëtare, si: Implementimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Implementimi i të gjitha marrëveshjeve teknike të arritura në Bruksel, marrëveshjet e demarkimit me Malin e zi, etj. Këto duhet t’i garantojnë Kurti dhe Mustafa ndërsjelltas, me kusht që të ketë marrëveshje për bashkëqeverisje”, ka thënë ish-komandanti i Koshares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat