Në media është raportuar për një takim të fshehtë të mundshëm mes Albin Kurtit e Hashim Thaçit derisa asnjeri nga ta nuk kanë deklaruar zyrtarisht se a është zhvilluar një takim i tillë ndërmjet tyre apo jo.
Reagime nga më të ndryshmet ka pasur, por Vetëvendosje nuk është se deri tani ka komentuat deklaratat e tilla.
Zyrtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri në një prononcim “Bota Sot” ka shpjeguar se takim mes Thaçit e Kurtit të fshehtë nuk ka pasur dhe ai është i bindur se as që do të ketë.
“Unë po ju garantoj se asnjë takim mes Hashim Thaçit e Albin Kurtit nuk ka ndodhur në fshehtësi dhe as që do të ndodh ndonjëherë. I di unë qëndrimet e Albin Kurtit dhe e di qëndrimin që ai ka për Hashim Thaçin dhe një takim se ka bërë asnjëherë” ka thënë zyrtari i Vetëvendosjes Agim Bahtiri.