“Vetëvendosja po testohet nga LDK-ja”

Politika

“Vetëvendosja po testohet nga LDK-ja”

Nga: A.M. Më: 15 janar 2020 Në ora: 20:36
VV, LDK

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka ndryshuar numrin e ministrive nga 12 në 14.

“Oferta e fundit e LVV-së bërë LDK-së po thënë atë premtimin për të cilën ishin dakorduar gjatë fushatës zgjedhore dhe pas sajë në zvogëlimin e Ministrive, mirëpo pangopshmëria e LDK-së po e rritë numrin e Ministrive, gjë që na rikujton atë LDK-në e qeverive të kaluar, duke mos i dhënë hapësirë fituese së LDK-së znj. Osmani”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka thënë se Vetëvendosja po testohet nga LDK-ja.

“LDK po e teston LVV-në duke provuar të nxjerrë sa me  shumë në qeverinë Kurti, duke harruar së një dështim i koalicionit, LDK-ja mund të digjet pasi që ka tradhtuar elektoratin e vetë duke poshtëruar atë që fitoj, por duke luftuar për interesa të veta ata që shkatërruan partinë”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot” .

Për më tepër, ai thekson se kushtëzim po bëhet nga LDK-ja për VV-në, pasi që kjo e fundit është shprehur se nuk do të bëjë koalicion me partitë tjera.

“LDK-ja po e kushtëzon VV-në 7 me 4 duke kërkuar më shumë, pasi që VV-ja i ka bërë bllok partive tjera, mirëpo koalicioni do të bëhet gjithsesi vetëm të shohim së më çfarë formular”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat