Berisha: Çështja e dialogut ‘patate e nxehtë’ që u vihet në dorë LVV dhe LDK-së

Politika

Berisha: Çështja e dialogut ‘patate e nxehtë’ që u vihet në dorë LVV dhe LDK-së

Nga: D. B. Më: 16 janar 2020 Në ora: 14:47
LKD-VV

Dialogu i Kosovës me Serbinë është çështje shumë e ndjeshme dhe komplekse, dhe Bashkimi Evropian është ndërmjetësuesi apo sponzorizuesi i tij, andaj është reale dhe e kuptueshme që ky dialog pret epilog përfundimtar, të këtij aktiviteti të filluar para disa viteve dhe të zhvilluar në Bruksel.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Ejup Berisha i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se përpjekjen e BE-së në këtë drejtim e kuptoj si subjekt shumë të rëndësishëm politik e diplomatik ndërkombëtar, meqë nuk merret vetëm me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, por edhe me çështje dhe tema të tjera të brendshme dhe ndërkombëtare.

“Është e pa kuptueshme qasja kryeneçe dhe e papërgjegjshme e palës së deri paradokohshme negociuese të Kosovës kundrejt dialogut. Pra dialogu duhet të sjell normalizim të raporteve dy paleshë dhe krijimin e kushteve për kyçjen e papenguar dhe të sigurt të Kosovës në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare. Por para se të vazhdoj dialogu i ndërprerë Kosovë- Serbi, para ca kohësh duhet të miratohet platformë dhe strategji se çfarë dëshiron pala e Kosovës  që të arrijë me dialogun”, ka thënë analisti politik Ejup Berisha.

Image
Ejup Berisha

Ai konsideron se Republika e Serbisë nuk i fsheh ambiciet apo qëllimet e saj që dëshiron ti arrijë me dialogun, e ai është ndarja e territorit të Republikës së Kosovës apo të Veriut të saj dhe bashkëngjitjen e saj Serbisë.

“Pala e Kosovës duhet të tregojë qartë se në dialog mund të bisedohet për çdo çështje që  anojnë dy shtetet përveç statusit te Republikës së Kosovës i cili për palën e Kosovës është çështje e përfunduar apo e pa negociueshme dhe duhet ti bëhet e qartë edhe Serbisë dhe mbarë botës. Posaçërisht kjo duhet bërë të qartë  Serbisë se mund të flitet për të drejtat dhe liritë e pakicës serbe, për mbrojtjen e Kishave dhe objekteve fetare serbe që ndodhën në territorin e Kosovës për njohjen reciproke, mes dy shteteve për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo gjatë dialogut dy palësh 'Serbia duhet të jep garanci se nuk do ta pengoj këtë proces shumë të rëndësishëm për Kosovën. Pastaj mund të bisedohet edhe për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik mes dy shteteve por assesi nuk duhet të hapet çështja e statusit të Republikës së Kosovës i cili për palën e Kosovës është çështje e kryer”, ka thënë analisti politik Ejup Berisha.

Sipas tij, nëse në këtë çështje të ndjeshme bëhen lëshime apo koncesione atëherë dialog nuk ka por imponim të vullnetit të Serbisë që duhet të jetë e papranueshme për palën shqiptare të Kosovës.

“Dialogu është çështje e nxehte dhe shumë e ndjeshme për dy partitë fituese të zgjedhjeve të fundit parlamentare LVV dhe LDK, por nuk është shkaku i vetëm se përse dy partitë që po negociojnë për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje nuk po mund të arrijnë marrëveshje ja që tre muaj. Çështja e dialogut vërtetë është shumë e nxehtë apo një patate shumë e nxehtë që u vihet në dorë LVV dhe LDK-së por këto subjekte duhet të jenë të vetëdijshme se nuk mund ta shmangin dot dialogun me Serbinë. Ngecja e arritjeje së marrëveshjes për bashkëqeverisje është si shkak i disa faktorëve në mesin e të cilave është edhe dialogu dhe epilogu i tij përfundimtar me Serbinë. Por pengesë janë edhe apetitet e dy partive për të marr sa më shumë nga kulaçi i pushtetit por këtë e shoh edhe si presion anësor të ushtruar nga faktorë politik të kyçur në aktivitete kriminale dhe korruptive gjatë qeverisjes së deritashme të cilët duan garanci se do të shpëtojnë nga drejtësia apo nga përndjekjet penale nëse formohet Qeveria e re LVV LDK”, ka thënë analisti politik Ejup Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat