“Koalicioni VV-LDK, së shpejti arrihet marrëveshja”, analisti politik jep parashikimin, ja në cilin muaj do të ndodhë zyrtarizimi

Politika

“Koalicioni VV-LDK, së shpejti arrihet marrëveshja”, analisti politik jep parashikimin, ja në cilin muaj do të ndodhë zyrtarizimi

Nga: N.H Më: 18 janar 2020 Në ora: 18:20
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Vizitat e shpeshta të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett në zyrët e dy partive më të mëdha në vend, japin shpresën se ende ka gjasa për një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu ka vlerësuar njohësi e zhvillimeve politike në vend.

Përkundër ngërçit të madh, ofertat nga ana e dy partive nuk po mungojnë. Ishte partia e Albin Kurtit, ajo që i bëri ofertën e fundit LDK-së për të arritur marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Aty thuhej që do të rriteshin dy ministri e njëra t’i takonte LDK-së. Por, as kjo ofertë nuk u pranua nga partia e Isa Mustafës.

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Mehmeti, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, është shprehur i bindur se do të kemi një qeverisje mes dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Image
Faton Mehmeti

“Vizita e ambasadorit Kosnett në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës është një shenje se SHBA-ja dëshiron të arrihet sa më parë marrëveshja për bashkëqeverisje. Andaj, duke shikuar nga ky prizëm jam i bindur se do të kemi një qeveri nga VV-LDK, ndryshe këto dy parti rrezikojnë seriozisht marrëdhëniet me SHBA-të”, ka thënë Mehmeti.

Tutje, analisti i çështjeve politike është i mendimit se këtë muaj do të merr fund çështja e koalicionit.

Mehmeti thekson se parti e Kurtit dhe e Mustafës duhet të kenë të qartë se çdo vonesë në krijimin e koalicionit vetëm sa shton dozën e pesimizmit se qeveria e ardhshme do të jetë stabile.

“Nëse ambasadori Philip Kosnett ka paraqitur qëndrimin zyrtar të SHBA, për çka edhe është i thirrur, atëherë jam i bindur se këtë muaj do të merr fund çështja e koalicionit. Në ketë logjikë duhet thënë se pa SHBA-të asnjë marrëveshje nuk është stabile, andaj me bekimin e tyre edhe kjo do të arrihet. Megjithatë, LDK dhe VV duhet të kenë të qartë se çdo vonesë në krijimin e koalicionit vetëm sa shton dozën e pesimizmit se qeveria e ardhshme do të jetë stabile, andaj duhet sa më parë të përfundojnë këtë çështje”, ka thënë Mehmeti.

Kujtojmë se edhe pse kanë kaluar mbi 100 ditë prej zgjedhjeve të 6 tetorit, partia fituese Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të formojë qeverinë e re, bashkë me partinë e dytë, Lidhjen Demokratike. Kjo pasi në negociatat mes tyre janë shfaqur dallimet rreth ndarjes së pushtetit.

Ndërkaq, gjatë ditës u raportua se krerët e PAN-it, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli ishin mbledhur për të mbajtur një takim për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Mirëpo nuk shkoi gjatë dhe nga partia e Kadri Veselit u demantua ky lajm. Sipas këtyre të fundit, PDK do të mbetet në opozitë dhe se Veseli është në takime gjatë ditës me zyrtarë të Shqipërisë, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat