Vështirësohet arritja e koalicionit, LDK po linçohet publikisht nga LVV

Politika

Vështirësohet arritja e koalicionit, LDK po linçohet publikisht nga LVV

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 janar 2020 Në ora: 20:38
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Problemet e mëdha të grumbulluara vite më parë në Kosovë, të natyrës ekonomike, e sociale, mbeten sfidë e pa përballueshme për dyshen VV dhe LDK, të cilat tash e tre muaj nuk po mund ta gjejnë gjuhën e përbashkët për të lidhur koalicionin qeverisës.

Nëse nuk arrihet koalicion VV-LDK më së shumti do të humb Kosova, e cila synonte në ndryshime, vlerësojnë analistët.

Sipas tyre, një koalicion i tillë është i nevojshëm, gjë të cilën e dëshiron edhe Vjosa Osmani.

Megjithatë, zhvillimet e fundit dhe kontradiktat ndërmjet drejtuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, po konsiderohen si një lloj përpjekje e LVV-së për ta përçarë atë nga brenda.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se LVV, po e përdor këtë, për të bërë presion tek garda e vjetër brenda LDK-së, në mënyrë që të arrijnë koalicion sipas ofertës se tyre.

Mehazi: Albini se ka atë forcë politike të përçajë LDK-në

Image
Sulejman Mehazi

Njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi, ka thënë se partitë politike luftojnë për të përçarë konkurrentet politikë, partitë kundërshtare, këto kundërthënie të Vjosa Osmanit me Isa Mustafën e Hazirin i shfrytëzon Albin Kurti për partinë e tij.

Sipas tij, sa më shumë mosmarrëveshje në mes Isa Mustafës e Vjosa Osmanit, aq më mirë për LVV e Kurtit, edhe pse në këtë rast përçarja e LDK-së për Albin Kurtin, më shumë është e dëmshme sesa e mirëseardhur për formimin e qeverisë se re.

“Albini se ka atë forcë politike të përçajë LDK-në, për shkak se nuk i konvenon LDK-ja e përçarë LVV. Kjo mosmarrëveshje e krerëve të LDK më dyshë, dobëson jo vetëm LDK, por edhe Kurtin që nuk do i mundësohet të bëhet Kryeministër, nëse LDK-ja ndahet në dy grupe, grupi i Vjosës dhe i Mustafës, atëherë është e pamundur të udhëheq qeverinë Kurti për shkak deputetëve të ndarë e kundërshtues të LDK. Shkaku i përçarjes së LDK është vet garda e vjetër politike të cilët gjatë bisedimeve me LVV për qeverinë e re e anashkaluan totalisht kandidaten për Kryeministre Vjosa Osmanin, e cila, me votat e saja jo që shpëtoi, por edhe forcoi LDK-në. Përçarja e LDK-së vjen nga brenda nga Vjosa e Isa, e kurrsesi nga jashtë, nga Albin Kurti. Interesat e brendshme do ta përçajnë vetvetiu LDK, kjo shihet me anë të vonesës tre mujore kundërthënëse koalicionues për qeverinë e re”, ka thënë profesor Mehazi.

Mehmeti: Nëse nuk arrihet koalicion VV-LDK do humb Kosova, e cila synonte në ndryshime

Image
Faton Mehmeti

Kurse, analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë se në LDK janë dy rryma kryesore, apo thënë me mire dy gjenerata me mentalitet dhe koncept tjetër politike, ku në një anë është krahu i Agim Veliut dhe në anën tjetër krahu i Vjosa Osmanit, e cila është më e afërt me VV-sje.

“E them këtë sepse VV po e përdor këtë për të bërë presion tek garda e vjetër brenda LDK që të arrijnë koalicion sipas ofertës se tyre, dhe me këtë po përdorin dhe Vjosën dhe disa të tjerë. Derisa momentalisht VV është e bashkuar rreth që qëndrimeve të saj, në anën tjetër këtë gjë nuk e ka aktualisht LDK. Gjithsesi duhet kujtuar se votat LDK i ka marr në emër te Vjosës, dhe ajo duhet të jetë në krye të negociatave me VV. Gjithsesi besoj se nëse nuk arrihet koalicion VV-LDK me se shumti humb Kosova, e cila synonte në ndryshime, andaj një koalicion i tillë është i nevojshëm, gjë të cilën e dëshiron dhe Vjosa”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Mulliqi: Bisedimet më Serbinë po i vënë në siklet LVV-në dhe LDK-në

Image
Skender Mulliqi

Analisti politik Skender Mulliqi, ka thënë se LVV dhe LDK, që nga fillimi nuk ishin të sinqerta me njëra-tjetrën, kjo për faktin se ato më shumë shpërfaqën rivalitet se sa partneritet.

Ai konsideron se edhe LVV, por edhe LDK negociatat për koalicion bashkëqeverisjes i nisën duke bërë përpjekje për ta mbizotëruar njëra -tjetrën, së cila të përfiton më shumë në opinionin e gjerë publik, duke harruar për partneritet serioz, duke harruar gjithashtu së dolën fitues në këto zgjedhje në emër të ndryshimeve aq të nevojshme për Kosovën.

“Hile natyrisht pamë edhe karshi Vjosa Osmanit si e nominuar për kryeministre nga LDK-ja, nga ana e VV , e cila po sillet karshi saj , sikur ajo të ishte anëtare e saj, e jo e një subjekti tjetër politike. Vjosa po gjendet në mes dy zjarreve që e kanë fut Kurti dhe Mustafa. Që të dytë Vjosën e shohin më shumë si rivale politike, se sa që ajo duhet pasur rolin e vet konstruktiv në këto bisedime për të arritur marrëveshjen për koalicion. Vjosa Osmani, duke shpalosur programin e saj politik, i kishte bërë me dije LVV-së, që të dëshmojnë përtej retorikës dhe teorisë së tyre, duke i bërë me dije Kurtin së nuk ka çka të dyshon në sinqeritetin e LDK-së dhe të saj. Tutje ajo ka thënë se Kurti dhe partia e tij po helmojnë qytetarët se LDK do të shkojë në koalicion me PDK-në.

“Kur unë them kurrë me PDK, mbetet kurrë me PDK-në. Sa po kalon koha ka filluar edhe një lloj fushate denigruese kundër Osmanit më grafite dhe video spote të anëtarëve apo simpatizantëve të LVV, që janë metoda linçuese, të cilat vetëm sa po e vështirësojnë punën e koalicionit. Dihet së kur kalon kohë e gjatë pa ndonjë marrëveshje, atëherë vijnë në shprehje ndërskamcat edhe te partive që kanë mbetur jashtë lojës, dhe paraqitën divergjencat programore, ideologjike, vijnë në shprehje apetitet e ndryshme karrieriste për poste e pushtet”, ka thënë analisti Skender Mulliqi.

Sipas tij, ajo që po e vështirëson punën e koalicionit lidhet kryekëput me dëshirën që postet pushtetarë tu takojnë atyre, apo ti kontrollojnë njerëzit , të cilët kanë biznese dhe pasuri edhe të paligjshme.

“Edhe këto makinacione politike të cilët po bëhen në një mënyrë apo tjetër, e kanë futur midis dy zjarreve dhe madje edhe në kurthe të dy anshme Vjosa Osmanin. Para qeverisë se re, janë sfidat më të mëdha dhe më të zorshme që nga pas lufta. Duket qartë së edhe kjo është duke ndikuar sidomos të Albin Kurti , që të marr ose jo barrën e gjithë kësaj përgjegjësie. Bisedimet më Serbinë dhe një marrëveshje që pritet të realizohet, po i ven në siklet dhe mëdyshje LVV dhe LDK, së si të veprojnë, kur dihet së faktori ndërkombëtar, në këtë pikë, nuk do të lejon vonesa shumë të mëdha. Dhe, dihet se ende nuk ka kaluar krejt rreziku i ndarjes se Kosovës mbi baza etnike”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai konsideron se problemet e mëdha të grumbulluara që shumë vite të natyrës ekonomike sociale, janë një sfidë ndoshta e pa përballueshme për VV dhe LDK, si dhe kërkesat shumë të natyrshme të reformave në organet e drejtësisë.

“E them këtë sepse pas këtyre vjen menjëherë lufta kundër korrupsionit, konfiskimi i pasurive të paligjshme, e shumë të tjera. Të gjitha këto janë ato që po e vështirësojnë punën e arritjes e koalicionit, së sa lojërat tjera të ndërsjella që po e shohim. te gjitha këto sikur po e frikësojnë Kurtin, por edhe LDK, si sfida për ndryshime përmbajtjesore, e jo kozmetike, që po kërkohen nga populli të bëhen, për çka edhe votuan”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat