A do të ‘ndihet’ edhe në Ballkan konflikti SHBA-Iran?

Politika

A do të ‘ndihet’ edhe në Ballkan konflikti SHBA-Iran?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 19 janar 2020 Në ora: 08:32
Foto ilustrim "Bota sot"

Ditë më parë ka filluar një konflikt ndërmjet SHBA-së dhe Iranit. Kjo pasi është vrarë gjenerali Iranian, Qasem Soleimani nga forcat amerikane. Si shkak i kësaj vrasje, kanë nisur disa konflikte të vogla, por që nëse vazhdojnë në përmasa më të mëdha, pasojat mund të ‘dëgjohen’ edhe në Ballkan.

Nga një konflikt i tillë në Ballkan më së shumti do të pësonte Kosova. Një ndërhyrje ruse dhe më pas serbe do të mund të cenonin sigurinë në Kosovë.

Tërnava: SHBA i ka në konsideratë vendet mike si  Kosovën

Kështu, njohësi i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava në një përgjigje për “Bota sot” thotë se konfliktet e ndryshme që ndodhin në botë e çrregullojnë ekuilibrin e gjendjes së rehatisë-sigurisë në tërësi, e sidomos varet se në çfarë intensitetesh dhe përmasash konflikteve ndodhin ato, dhe kush janë akterët e drejtpërdrejtë në ato konflikte.

“Një kohë të gjatë kemi konflikte të tilla në Lindjen e Mesme si në Siri, Irak, e konflikte tjera përreth, që po shihet efekti i tyre, dhe në këto konflikte ishte e përfshirë edhe SHBA me aleatët e saj, por sikur që dihet deri më tani nuk ka pas ndonjë ndikim të madh të këtyre konflikteve në Kosovë, edhe që nuk e harrojmë pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm në ato luftime të banorëve tonë të Kosovës, e sidomos duke marrë pjesë në formacionet e ISIS-it, që tani ky formacion i ISIS-it ka pësuar humbje të mëdha deri në shkatërrimin e tyre, e shumë nga pjesëmarrësit kosovarë në këto formacione të ISIS-it, tani kanë pësuar humbje të mëdha dhe shumë të tillë që janë vrarë në ato shtete për të cilat kanë luftuar, tani fëmijët e tyre me gratë kanë mbetur të izoluara dhe të burgosura, dhe shumë nga ta kërkojnë që të kthehen në vendlindje të tyre, kurse një numër i luftëtarëve të kthyer, tani gjinden nëpër burgjet e Kosovës, sepse me këtë i kanë shkelur ligjet e Kosovës për të cilat duhen të përgjigjen”, thekson Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai thotë më tutje se  “në konfliktin i cili mund të zgjerohet përmasa të mëdha kur është fjala mes SHBA-së dhe Iranit, që do të ishte një konflikt i përmasave të mëdha, situata sa i përket Kosovës nuk mund të ndryshoj, sepse SHBA me aleatët e saj, është një super fuqi e cila është “mbret i botës”. SHBA i ka në konsideratë vendet mike si në këtë rast Kosovën, që ka investua shumë në çlirimin e saj, dhe ky vendim i saj është i përjetshëm, që këtë mirë e dinë edhe shtetet tjera që nuk janë në marrëdhënie të mira me neve Kosovën, e që fjala është për Serbinë”.

“Edhe vetë Ballkani me luftërat e deri tashmë që i kanë zhvilluar mes veti janë  të lodhura, prandaj mendoj se përpos luftërave speciale që ekzistojnë në këto territore, luftë të përmasave të mëdha mes këtyre shteteve nuk mund të ndodhin, edhe që s’duhet të harrojmë se Rusia mes Serbisë mundet me pas tentime të tilla, që ta shfrytëzoj një rrethanë të tillë për një prani më të fortë në Ballkan, edhe që ajo i ka konfliktet e saj përreth me Ukrainën, Gjeorgjinë, etj”, vlerëson ai.

Eksperti i sigurisë thotë më tutje se Serbia e dinë që në luftërat me ato shtete që i ka bërë nga vitet 90-99 të gjitha janë në marrëdhënie armiqësore me të, e shumë nga ato shtete tani janë anëtare të NATO-së, prandaj një luftë e mundshme me këto shtete, ku hyn edhe Kosova, do të thotë si përfundim të zhbërjes së Serbisë, sepse sikur që opinioni është i njoftuar se në territorin e Kosovës është shumëfishuar numri i ushtrisë amerikane që është garantuese e kufijve të Kosovës me aleatët e saj, e sidomos ky shumëfishim i ushtrisë amerikane është në këtë muajin në vazhdim.

Tërnava thotë se edhe një detaj duhet ta kemi parasysh e që është shumë i rëndësishëm, se tani Kosova e ka ushtrinë e saj, e cila përfshihet në të gjitha ushtrimet ushtarake si të NATO-së, apo stërvitje me shtetet mike dhe armatimi saj po ndodhë në vazhdimësi.

“Prandaj edhe vete Kosova tani është në çdo pikëpamje më e fortë se në vitet e 90-99, e kur dihet se tani edhe shteti tjetër shqiptar është në NATO. Luftërat në përmasa të mëdha nuk i donë askush, dhe çdo luftë e ka zanafillën e saj të interesit, ku bëhen për përfitime të rëndësishme nga të fortit, prandaj të fortit e botës i bëjnë ato luftëra në të sigurt, sepse më së shumti ata donë me e shiju jetën dhe kënaqësitë e saj deri sa ta kanë mundësinë”, vlerëson eksperti Tërnava.

Duhanaj: Shqiptarët po bien pre e kalkulimeve pansllaviste

Ndërkaq, njohësi i fushës së politikës, Leon Duhanaj thotë se kriza lindore mund të ndikoj që fokusi amerikan të jetë më i theksuar andej.

“SHBA, është të themi si një kujdestarë në terë globin. Kjo kriza lindore, e sidomos tash pas eskalimit me Iranin, natyrisht që mund të ndikojë që fokusi amerikan të jetë me i theksuar andej. Megjithatë, SHBA ka investuar shumë në rajonin e Ballkanit përkatësisht në lirinë e Kosovës, sa që tash do të lejonte që dikush të guxojë të marrë hapa sulmi”, thotë Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

Ai thotë më tutje se këtë e di edhe Serbia me aleatët e vetë. 

“Prandaj luftën nuk synojnë me të bëjnë klasike, të armatosur, por e bëjnë në mënyra tjera. Përmes agjenturave të ndryshme”, vlerëson ai.

Duhanaj thotë se më tutje se shqiptarët po bien pre e kalkulimeve pansllaviste.

“Shqiptarët, për fat të keq, çdo ditë e me shumë po bien preh e kalkulimeve pansllaviste. Duhet thënë se në ketë pikë edhe Turqia me Erdoganin, ka qenë kontribuese e madhe duke tjetërsimit të identitetit kombëtarë tek shqiptarët dhe, ky është rreziku me i madh që sot kanoset. Askush nuk guxon të na sulmojë. Por, askush nuk mund të na mbrojë nga injoranca jonë që po shfrytëzohet nga trekëndëshi Rusi, Turqi, Serbi”, thekson analisti Leon Duhanaj, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat