Seriali VV - LDK, ja cili është roli i Thaçit në të

Politika

Seriali VV - LDK, ja cili është roli i Thaçit në të

Nga: A.M. Më: 19 janar 2020 Në ora: 11:36
Albin Kurti, Hashim Thaçi, Isa Mustafa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për mandatimin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për kryeministër. Po ashtu, ai ka thënë se nëse Kurti nuk është i gatshëm të formoj qeverinë e re të Kosovës, mund të thotë këtë publikisht.

Përveç tjerash, Thaçi nuk e ka përjashtuar edhe mundësin se mund ta bëjë kalimin e mandatarit tek partie e dytë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, pra tek LDK-ja.

Ndërkaq, avokati Gent Gjini në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se qytetarët e Kosovës janë në makthin e dy dilemave se; A do arrihet marrëveshja e koalicioni LVV vs LDK?, apo do shkohet në zgjedhje të reja parlamentare?.

“Duke u bërë tani të themi si të tepërta maratonat apo serialet e te dyja palëve LVV dhe LDK, për (mos)bisedimet për marrëveshje të koalicionit për krijimin e qeverisë së re, e veçmas kur që tani e 3 muaj më shumë pasojat për mos krijimin e qeveris së re, kanë bërë që problemet të jenë edhe më të mëdha, dhe shume të shtuara, mund të themi qe sot si kurë më parë qytetari kosovar nga gjitha kategoritë e shtresave shoqërore, kanë pritjet e tyre nga qeveria e re, që të rregullojë problemet sociale, ekonomike, dhe për ta forcuar parimin e rendit ligjor në shoqëri ku korrupsioni, nepotizmat, mitot, ryshfetet të luftohen. Fatkeqësisht ne qytetarët ende jemi në makthin e dy dilemave: A do arrihet marrëveshja e koalicioni LVV vs LDK, apo do shkohet në zgjedhje të reja parlamentare. Si do që të jetë  nga zhvillimet e fundit politike, po vërehet se janë shterur mundësitë e bisedave dhe negociatave pra ato nuk kanë prodhuar marrëveshje apo modalitete për planet e qeverisjes së përbashkët ndërmjet LVV vs LDK”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërsa, sa i përket deklaratave të Thaçit, Gjini deklaron se ai po kërkon përshpejtimin e propozimit të mandatarit të ardhshëm për qeverisje dhe se presidenti si faktor unifikues i popullit, ka të drejtë më shumë morale se sa ligjore, që të bëj apel partisë që ka fituar zgjedhjet.

Image
Gent Gjini

“Në anën tjetër, Presidenti i Republikës Kosovës, kërkon përshpejtimin e propozimit të mandatarit të ardhshëm për qeverisje. Por Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në kompetencat e presidentit, rreth propozimit te mandatarit ato i ka lenë në mundësi dukshëm të kufizuara, me fuqi ligjore jo ekzekutivë. Kjo mund edhe të mirëkuptohet kur kemi parasysh se presidenti tek ne ka kompetenca ceremoniale, e duke ditur  që sistemi ynë i qeverisjes është parlamentare dhe jo presidenciale. Presidenti si faktor unifikues i popullit, ka të drejtë më shumë morale se sa ligjore, që të bëj apel partisë që ka fituar zgjedhjet, që të vjen të merr mandatarin kushtetues, pra që të fillohet afati 15 ditor kushtetues, dhe që më pastaj kjo parti e para të votohet në parlamentin e konstituar. Pasi që efektet kushtetuese ligjore, si për afatet, procedurën apo kalimin në etapave të tjera të gjitha fillohen dhe mbarohen, në momentin kur mandatari i ardhshëm legjitimohet në mënyrë kushtetuese-formale sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit të vet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, ka shpjeguar Gjni për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat