8 ftesa për dy javë, a do të fillojë Gjykata Speciale me ngritjen e aktakuzave? - Bota Sot
8 ftesa për dy javë, a do të fillojë Gjykata Speciale me ngritjen e aktakuzave?

Politika

8 ftesa për dy javë, a do të fillojë Gjykata Speciale me ngritjen e aktakuzave?

Nga: M.H Më: 19 janar 2020 Në ora: 13:56
Gjykata Speciale

Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale në Hagë e kanë nisur me intensitetin e njëjtë edhe vitin 2020. Fillimviti ka qenë mjaft i zënë për këtë organ ndjekës, që deri më tani kanë dërguar disa ftesa për intervistim në Kosovë. I pari që u ftua nga Specialja në vitin 2020, është ish-ushtari, Agron Limani, i cili në postimin e tij njoftues fajësoi deputetët e Kosovës për votimin e Ligjit për Specialen.

Ndërsa së fundmi, nga Specialja ftesë mori edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, bashkë me ish-ushtarin e UÇK-së, Xhevahir Geci. Specialja ka ftuar edhe dy ish pjesëtarë të UÇK-së, nga Zona Operative e Drenicës.

Në total, Specialja për 18 ditë dërgoi 8 ftesa në Kosovë. Gjersa në lidhje me këtë temë, se a mund të fillojnë ngritja e aktakuzave nga institucioni ndjekës i Hagës, juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, u shpreh që deri sa të kryhet puna e intervistave nuk do të ketë ngritje të aktakuzave.

Më tej, Burjani, tha që për të ngritje të aktakuzave do të vendos Prokuroria, gjithmonë duke u bazuar në fakte dhe dëshmi.

“Derisa të kryhet puna e intervistave me dëshmitarë apo të dyshuar nuk do të ketë ngritje akuzash, edhe pse tash me mbi 150 persona janë ftuar në cilësi të ndryshme. Kjo Gjykatë ende mbetet pa ndonjë aktakuzë, tash është në duart e prokurorisë që të ngrit aktakuza kuptohet bazuar në fakte dhe dëshmi”.

Image
Blerim Burjani

Njëherë për njëherë nuk ka asnjë aktakuzë që pritet të ngritet përderisa procesi i intervistmeve nuk përfundon, Prokuroria vendos për ngritje të aktakuzave për kohën e fillimit të tyre dhe për personat”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat