Dështimi i koalicionit LVV-LDK po e çon Kosovën drejt skenarëve të errëta

Politika

Dështimi i koalicionit LVV-LDK po e çon Kosovën drejt skenarëve të errëta

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 20 janar 2020 Në ora: 08:04
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Edhe pse kanë kaluar 106 ditë që nga mbajta e zgjedhjeve të parakohshme, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe me tej nuk kanë bërë ndonjë lëvizje për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Të dyja partitë kanë konfirmuar se nuk e kanë në plan që të takohen këto ditë, në mënyrë që t’i zhbllokojnë ngërçet e krijuara.

Mirëpo, për shkak se nuk po arrijnë të merren vesh për koalicion parti e Albin Kurtit dhe parti Isa Mustafës, ditë më parë u raportua për një takim mes krerëve të PAN-it, rreth mundësisë për krijimin e koalicionit qeverisës dhe formimin e institucioneve.

Por, nga Partia Demokratike e Kosovës kanë mohuar lajmin se kryetari i saj ka takuar kryetarët e partive të ish-koalicionit PAN, për krijimin e qeverisë.

Sipas tyre, PDK-ja do të mbetet në opozitë në legjislaturën e shtatët të Kuvendit të Kosovës.

Rreth alarmit se PAN-i mund të rikthehet, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë thënë se partia e tyre ka punuar për ta larguar PAN-in nga pushteti që nga viti 2017, dhe ky rezultat sipas tyre është parë në zgjedhjet e fundit. Derisa, kanë bërë me dije se është e rëndësisë vitale që oferta e LDK-së të pranohet partia e Albin Kurtit në mënyrë që të ecët para me ndryshime kualitative dhe me transformimin.

Kurse, njohësit e zhvillimeve politike në vend konsiderojnë se rikthimi i PAN-it edhe mund të ndodhë, ndërsa paralajmërojnë se ky do të ishte skenari më i keq i mundshëm për qytetarët e Kosovës.

Gecaj: E rëndësishme të pranohet oferta e LDK-së

Image
Bajram Gecaj

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partia e tij është angazhuar që nga viti 2017 për largimin e PAN-it nga pushtetit, andaj ai mendon se si rezultat i kësaj janë edhe zgjedhjet e 6 tetorit që e sollën ndryshimin.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është angazhuar për diçka të tillë që nga viti 2017-të. Dhe mundi i LDK-së ka japë rezultate në zgjedhjet e fundit, pasi që qytetarët votuan ndryshimin. Ata votuan dy parti thaja barabarësisht për të quar para këtë ndryshim, jo vetëm një. Prandaj, është obligim kushtetues i partisë së parë të realizoi këtë qellim madhor në ketë kohë. Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë, ndërsa fitues janë dy partitë së bashku, prandaj edhe duhet te formohet një qeveri e balancuar”, ka thënë Gecaj, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, ai ka theksuar se në këtë kohë është e rëndësisë vitale që oferta e LDK-së të pranohet dhe të ecët para me ndryshime kualitative dhe me transformimin e vendit.

“Posti i kryeministrit në vendin tonë është posti më i fuqishëm dhe ai që udhëheq vendin e ndryshimet. Në këtë balancim të pushtetit, posti i kryeministrit është shumë më i fuqishëm së sa dallimi në vota në mes të partisë së parë dhe të dytë. Prandaj, është e rëndësisë vitale që oferta e LDK-së të pranohet dhe të ecët para me ndryshime kualitative dhe me transformimin e këtij vendi për të mirën e qytetareve”, ka theksuar anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, për gazetën “Bota sot”.

Kelmendi: Tashmë shpresa e qytetarëve është vrarë, pas dështimit të koalicionit VV-LDK ky pritet të jetë koalicioni i mundshëm

Image
Jeton Kelmendi

Ndërsa, analisti dhe profesori universitar, Dr. Jeton Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se me Kushtetutën e Kosovës secila parti që i bënë 61 deputet, ka të drejtën ta formojë qeverinë.

Ai ka paralajmëruar se nëse Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike mendojnë se kjo nuk mund të ndodhë, sipas Kelmendit, kjo është një marrëzi e sojit të vet, pasi Kushtetuta e thotë shumë qartë e decidivisht.

“Mendoj se pas gjithë këtyre ditëve që kaluan ku nuk po mund të merren vesh Lëvizja Vetëvendosje si mandatarë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si subjekti i dytë politik i dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, mendoj se me Kushtetutën e Kosovës, secila parti që i bën 61 vota mund ta formojë qeverinë. Pra, në qoftë se mendohet nga dy eksponentët të partive politik VV-LDK se nuk mund të bëhet PAN-i, jam i mendimit se kjo është një marrëzi e sojit të vet, sepse Kushtetuta e thotë shumë qartë e decidivisht dhe është normale se pas mandatarit prej 15 ditëve që do ta merr subjekti i parë e që nuk mund ta krijojë qeverinë, është krejtësisht normale që secili që i bën 61 vota ta formojë qeverinë”, ka thënë ai.

Analisti i njohur është shprehur kritik ndaj VV-dhe LDK-së, sipas të cilit për teke këto dy parti po i bllokojnë institucionet dhe po e dërgojnë në humnerë Kosovën.

“Mos të harrojmë se nuk mundet një parti politike edhe nëse del e pare, nuk mund t’i bllokojë për teke institucionet dhe ta dërgojë në humnerë Kosovën. Është edhe një kod ndërkombëtar, se raundi i parë sipas kushtetutës e provon partia e parë, në këtë rast VV-ja dhe LDK-ja janë të dyja fajtore pasi që kanë mundur deri më tani ta bëjnë një koalicion”, shprehet ai.

“Është një luftë për fuqizimin nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe mitizimin e Albin Kurtit, ndërkaq nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës për ta kapur ndonjë pozitë si presidentin, pra ka një shpërfillje të demokracisë nga të dyja palët. LDK-ja në mënyrë utopike e votoi Glauk Konjufcën, një pinjoll të Kadri Veselit, një pinjoll politik, një ish-punonjës i SHIK-ut, dhe pa kushte e votoi LDK-ja, dhe tani kërkon shkarkimin e këtij të fundit, pra është një jostabilitet në radhët e partisë së Isa Mustafës, ndërsa me këtë Vetëvendosje është duke e gjunjëzuar LDK-në, këtë e kemi parë edhe në sondazhet e fundit kur kjo parti nuk e kalon as 16 për qind, krejt kjo për shkak të apetiteve të tre-katër njerëzve brenda LDK-së”, ka thënë ai.

Tutje, Kelmendi ka theksuar se edhe po të ndodhë një koalicion i mundshëm mes dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, VV-LDK, tashmë shpresa e qytetarëve është vrarë.

Ai gjithashtu ka shtuar duke thënë se pret që pas dështimit të negociatave VV-LDK, partia e Isa Mustafës ta formojë qeverinë me AAK-në dhe Nismën.

“Edhe po të ndodhë një koalicion mes VV-së dhe LDK-së, tashmë shpresa e qytetarëve është vrarë. Pra, çdo gjë është e pritshme të ndodhë në vend. Fundi i fundit çfarëdo qeverie që vije, pasi më mirë të kemi një qeveri të keqe, se mos të kemi qeveri fare. Edhe po të vije PAN-i apo kushdo tjetër është normale. Pres që pas dështimit të negociatave VV-LDK, partia e Isa Mustafës ta formojë qeverinë me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe Nismën e Fatmir Limajt dhe minoritet. Natyrisht, gjithçka është kushtetuese, dhe kjo do t’i konvenonte vetëm PDK-së, sepse partia e Veselit është deklaruar se nuk është e interesuar për pushte dhe është e interesuar që të mbetet në opozitë dhe kjo është e mirë për këta të fundit”, ka thënë për “Bota sot”, analisti dhe profesori universitar, Dr. Jeton Kelmendi.

Juristi: Rikthimi i PAN-it, skenari më i keq i mundshëm

Image
Blerim Burjani

Kurse, juristi Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se rikthimi i mundshëm i PAN-it, do të ishte skenari më i keq për qytetarët.

Ai mendon se një rikthim i tillë do të ishte dëshpërimi më i madh për qytetarët.

“Rikthimi i PAN-it mund të ndodhë, po që së bashku shkojnë në koalicion, në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ky do të ishte skenari më i keq i mundshëm, kthimi i përfitimit pa bazë, nepotizmit, punësimit familjar dhe partiak, ky do të ishte dëshpërimi më i madh dhe ikja e pa ndashme e qytetarëve. Pra, do të komplikonte dhe do të humbte shpresën e qytetarëve përfundimisht”, ka thënë ai.

E, duke folur rreth heshtjes së partive të PAN-it në këtë kohë, juristi mendon se kjo po ndodhë për shkak imazhit jo të mirë që kanë tek qytetarët e vendit.

“Heshtja e PAN-it po ndodhë për shkak imazhit katastrofal që kanë tek qytetarët. Nuk funksionon shteti juridik për PAN, kjo është haptazi e shprehur, përderisa nuk largohet nga skena politike do të mbetet njëjtë, është e pamundshme pastrimi i shtetit, i shërbimit civil, publik dhe shërbimit diplomatik”, ka deklaruar juristi Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat