Marrëveshja Kosovë-Serbi për linjën ajrore, profesori i njohur paralajmëron institucionet në Kosovë

Politika

Marrëveshja Kosovë-Serbi për linjën ajrore, profesori i njohur paralajmëron institucionet në Kosovë

Nga: G.B Më: 20 janar 2020 Në ora: 22:01
Ekipi

Është nënshkruar marrëveshja Kosovë-Serbi për fluturimet direkte Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Lidhur me të nuk dihet se çka përmban marrëveshja, ndërsa që nga serbët kanë thënë se ajo është në përputhje me qëndrimin e qeverisë se Kosova është ende pjesë e Serbisë.

Për këtë, ka folur për gazetën “Bota sot”, profesori Riza Smaka.

Image
Riza Smaka

Ai ka thënë se është problematike derisa Serbia e konsideron Kosovën pjesë të saj, derisa ka shtuar se duhet meditim serioz politik nga presidenti dhe kryeministri.

“Çdo transaksion i Kosovës me Serbinë përderisa shteti serb e trajton vendin tonë pjesë të tij apriori rezulton të jetë problematik. Gjykoj se referuar transaksioneve në përgjithësi paraprakisht nevojitet meditim politik serioz dhe i koordinuar nga Presidenti dhe Kryeministri. Gjasat janë se jo vetëm në këtë rast por as në të tjerat këta përfaqësues shtetëror nuk e praktikojnë bashkë këshillimin paraprak aq të nevojshëm e të arsyeshëm veçanërisht në relacion me përfaqësuesit të shtetit serb”, është shprehur ai.

Sipas Smakës, institucionet tona shtetërore duhet të jenë vigjilente në raport me relacionet politike serbe.

“Konsideroj se institucionet tona shtetërore duhet të jenë vigjilente në relacionet politike me ato serbe përderisa shteti serb të pranojë Kosovën për shtet të pavarur përbrenda kufirit të saj nga viti 1945 deri sot. Ky akt është parakusht "Conditio Sine Qua Non"”, ka deklaruar Riza Smaka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat