Albulena Haxhiu: Kjo është rruga që çon në marrëveshjen përfundimtare me LDK-në

Politika

Albulena Haxhiu: Kjo është rruga që çon në marrëveshjen përfundimtare me LDK-në

Nga: Albulena Jahaj Më: 21 janar 2020 Në ora: 12:16
Albulena Haxhiu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti edhe pas marrjes se mandatarit  për kryeministër ende nuk kanë arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe tash kanë mbet 14 ditë deri në mundësinë që Kurti të formoj qeverinë.

Derisa ishte parë e afërt një marrëveshje bashkqeverisëse më LDK-në tash e një kohë janë ndërprerë edhe takimet në mes dy partive fituese të zgjedhjeve, pasi që LDK se fundmi kishte kërkuar edhe dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca gjë që vetëvendosje nuk e ka pranuar. Kurti përmes një video të publikuar ka bërë të ditur se janë të gatshme për takime të reja me LDK-në, në mënyrë që të gjenden alternativa për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.

E një mundësi për takime e ka shprehur edhe deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu e cila në një përgjigje për “Bota Sot” ka thënë se presin vullnet nga të dyja palët për të arritur marrëveshjen.

“Nese ka vullnet nga ana e LDK-së, padyshim që jo 14 ditë por 1 ditë do të mjaftonin për të arritur marrëveshjen. Ne deri tani kemi shprehur vullnetin tonë, kemi bërë mjaft kompromise vetëm e vetëm për të jetësuar vullnetin e qytetareve prandaj pikërisht për ketë, duhet të tejkalohen dallimet dhe t'i hapet rruga marrëveshjes se ndryshimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat