Koncentrimi i pushtetit absolut në duart e Kurtit, nuk është thirrje për ç’kapjen e shtetit

Politika

Koncentrimi i pushtetit absolut në duart e Kurtit, nuk është thirrje për ç’kapjen e shtetit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 janar 2020 Në ora: 21:03
Albin Kurti

“Koalicion, do të thotë edhe bashkëqeverisje, andaj koncentrimi i pushtetit në duart e Kurtit, nuk është ajo thirrja për ç ‘kapjen e shtetit por ndikimi i tij nw pushtet absolut, prandaj ne si LDK, po e mbrojmë vetëm demokracinë, duke dashur bashkëqeverisje, ndryshim të madh dhe përgjegjësi në detyrë. Ne rrimë edhe në opozitë, tek e fundit”, ka thënë Valentina Bunjaku Rexhepi nga LDK .

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sërish i është drejtuar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me një video-mesazh, duke kërkuar nga ky i fundit që të ulen sërish për të finalizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Kurse presidenti, tashmë Hashim Thaçi ka bërë të ditur se Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e ka dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke thënë mes tjerash se ky është hap i rëndësishëm për formimin e institucioneve të reja.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Kurti duhet ta kuptojë se nuk është mirë nëse e zhgënjen verdikttin e sovranit, dhe se duhet ta kuptojë se i konvenon marrëveshja me LDK-në, meqë do t’ia lehtësonte realizimin e rolit të qeverisjes së vendit dhe nuk duhet të injorojë kërkesat e saj.

Sipas tyre, LVV edhe LDK duhet të kuptojnë mirë, se ky rast vështirë se u vjen edhe njëherë tjetër kah dera.

Bunjaku-Rexhepi: Qytetarët e Kosovës janë në vëzhgim, andaj shpresojmë të veprojë pozitivisht ashtu si menduan e vepruan elektorati më 6 Tetor

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë për "Bota sot" se Albin Kurti është përgjegjës për formimin ose dështimin e Qeverisë së re.

Sipas saj, Kurti po tregon se është në gjendje të bëjë gjithçka, qoftë edhe me Listën Serbe, vetëm e vetëm që të mos e ndajë qeverisjen në mënyrë të balancuar dhe demokratike.

Image
Valentina Bunjaku-Rexhepi

“Koalicion, do të thotë edhe bashkëqeverisje, andaj koncentrimi i pushtetit në duart e Kurtit, nuk është ajo thirrja për ç ‘kapjen e shtetit por ndikimi i tij ne pushtet absolut, prandaj ne si LDK, po e mbrojmë vetëm demokracinë, duke dashur bashkëqeverisje, ndryshim të madh dhe përgjegjësi në detyrë. Ne rrimë edhe në opozitë, tek e fundit. Pasi Kurti nuk është mësuar të ndajë gjërat me të tjerët, le ta koncentrojë krejt pushtetin në duart e veta dhe të pakicave. Format e tilla të komunikimit, qasja negative e mirëbesimit dhe eliminimi i mundësive të bashkëpunimit atë e dërgojnë në pushtet të mundshëm totalitar dhe humbje të shpresës së fundit për ndryshim në vend për qytetarë. Por, qytetarët e Kosovës janë në vëzhgim, andaj shpresojmë të mendojë e veprojë pozitivisht ashtu si menduan e vepruan elektorati më 6 Tetor, pasi koha tani numëron mbrapsht”, ka thënë deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Analisti politik Skender Zogaj, ka thënë për “ Bota sot” se bisedimet ndërmjet LVV dhe LDK-së rreth koalicionit janë stërzgjatur, por kjo nuk është krejt e paarsyeshme, sepse bëhet fjalë për momentin më dramatik të pasluftës për Kosovën, që duhet ta vendosin dy parti konceptesh të ndryshme.

Image
Skender Zogaj

“Kjo është nyje komplekse, aspak e lehtë për të gjetur zgjidhjen e lehtë, sepse dy partitë kanë frikë: LVV sepse nuk ka përvojë të duhur paraprake, ndërsa LDK sepse është djegur disa herë në momente të këtilla prandaj vendimi i gabuar i kushton tepër shtrenjtë. Frika e përgjegjësisë ka diktuar dialogun "zgjat e mos këput". Mendoj se Albin Kurti ka gabuar me vendimet e një anshme, vendimet pa konsultime paraprake me LDK-në, ndërsa LDK-ja ka gabuar me indiferentizmin e tepruar, sepse që në fillin e bisedimeve është dashur t`i thotë troç kërkesat e saj të parevokueshme dhe tani është kriza është serioze”, ka thënë analisti politik Skender Zogaj.

Sipas tij, Albini pa LDK-në nuk mund të krijojë qeverinë që i duhet atij dhe Kosovës, andaj Kurti duhet ta ftojë shpejt LDK-në dhe LDK-ja pa ekuivoke ta takoj menjëherë Kurtin dhe, t'ia thotë fjalën e fundit.

“Albini duhet ta kuptojë se nuk është mirë nëse e zhgënjen verdikttin e sovranit, sepse Albini duhet ta kuptojë se i konvenon marrëveshja me LDK-në sepse ia lehtëson realizimin e rolit të qeverisjes së vendit dhe, nuk duhet të injoroj kërkesat e saj. Edhe LVV edhe LDK duhet të kuptojnë mirë se ky rast vështirë se u vjen edhe njëherë tjetër kah dera”, ka thënë analisti politik Skender Zogaj.

Mulliqi: Është i çuditshëm ky mos pajtim ndërmjet VV dhe LDK

Kurse, analisti politik Skender Mulliqi, konsideron se deklarata e Kurtit së do të takohet më minoritet dhe deklarata e presidentit se e ka nominuar Albin Kurtin për mandatar të Qeverisë , janë deklarata bukur shumë në përputhshmëri më njëra-tjetrën.

Ai konsideron se kjo jep për të menduar se Kurti është duke ndryshuar qëndrim për të bërë qeverinë më parti tjera politike.

Image
Skender Mulliqi

“Fakti së do të bisedon më minoritet dhe mos arritja e kompromisit më LDK, ka gjasa së janë duke u përgatitur skenarë tjera bashkëqeverisjes më LVV si parti fituese. Kjo faktikisht do të ishte heqja dorë nga ndryshimet e proklamuara, për çka edhe dolën të parët si LVV ashtu edhe LDK. Mos arritja e gjetjes së një gjuhe të përbashkët, është faktikisht vazhdim i logjikës së vjetër të qeverisjes më Kosovën.

Cila parti do të hyn në koalicion me VV-në, nuk do të ketë mundësi ndryshimesh pozitive”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Sipas tij, edhe gjithë kjo zhagitje ka ndodhur duke gjetur arsyetime për të vepruar ndryshe, se Kurti por edhe Mustafa, nuk janë njerëzit të cilët i kanë mundësitë dhe kapacitetet, kështu të paktën e treguan bisedimet e ndërsjella për të bërë ndryshime aq të nevojshme sot në Kosovë.

“Duket së po ju mungon guximi për tu përballuar më sfidat e mëdha, siç janë bisedimet më Serbinë, pastaj lufta kundër krimit e korrupsionit galopant, si dhe mos guximi për tu përballur më "peshqit e mëdhenj të politikës", në të cilët moti ekziston dyshimi në masën e gjerë së kanë pasuri edhe të jashtëligjshme. Vonesa prej 6 muajve se kur janë mbajtur zgjedhjet, dhe vonesa më shumë së tre muaj për ti formuar organet e reja , i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit, si në prurjen e ligjeve të reja, po ashtu në mos miratimin e buxhetit për vitin 2020. E rifillimi i ligjeve të reja nuk ka mundësi të bëhet pa krijimin e institucioneve. Ky boshllëk institucional mund të këtë pasoja serioze për të ardhmen e vendit. Është e çuditshme ky mos pajtim ndërmjet VV dhe LDK, kur dihet së i kanë numrat e nevojshme për koalicion, e tash të mendohet nw variante me minoritete e të tjerë, që nuk është hiq e logjikshme, duke e kthyer situatën në pikën zero, që bien ndesh katërçipërisht më votën e sovranit”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

Mehazi: Inatet politike të dy partive nuk e çojnë rrjedhën e ujit në drejtim të partive të tyre

Kurse, njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi, ka thënë se kështu ndodh edhe me mos marrëveshjen koalicionuese të dy udhëheqësve të partive fituese gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Sipas profesor Mehazit, duke kritikuar Thaçin për mosmarrëveshje me Vuçiqin, tani janë bërë për t'u kritikuar vetë Albin Kurti e Isa Mustafa për mosmarrëveshje koalicionuese për formimin e qeverisë së re.

Image
Sulejman Mehazi

“Sa më shumë që zgjasin mosmarrëveshjet aq më shumë humb Kosova, autoriteti i Isës po se po, por edhe autoriteti i Albinit karshi popullatës shqiptare. “Inatet politike të dy partive, LVV e LDK, nuk e çojnë rrjedhën e ujit në drejtim të partive të tyre, por në dy drejtime tjera: Një, në drejtim të Hashim Thaçit, PDK dhe AAK-së dhe dy, në drejtim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, dhe nuk ka zgjidhje tjetër. Megjithatë jemi optimist se gjatë këtyre, 15 ditëve, të dy partitë fituese do i lënë inatet e do bëhen më të arsyeshëm për formimin e pritur tremujorëshen e qeverisë së re, nëse jo atëherë është e patjetërsueshme të reagojnë SHBA dhe BE”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat