Ja kush e thotë: Kjo parti duhet t’i jap zgjidhje koalicionit – paralajmëron se Kosova ndodhet para sfidave të mëdha

Politika

Ja kush e thotë: Kjo parti duhet t’i jap zgjidhje koalicionit – paralajmëron se Kosova ndodhet para sfidave të mëdha

Nga: N.H Më: 21 janar 2020 Në ora: 22:37
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit të kryesisë së partisë, ka thënë se deri në fund të javës duhet të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me VV-në, ose të konstatohet se s’ka kushte për t’u arritur.

Mustafa ka theksuar se propozimi i tyre i fundit është i balancuar dhe se partia e Albin Kurtit duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë

“Të përkushtuar që të punojmë për një marrëveshje e cila respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Marrëveshja duhet të vë në pah një qeveri të balancuar dhe me përgjegjësi të balancuara mes dy palëve në harmoni me atë që qytetarët na kanë dhënë besimin e tyre, neve me 28 dhe VV-së me 29 deputetë. Kemi dhënë një propozim që mendojmë se është i balancuar dhe VV-ja ta duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë. Të ulemi dhe të bisedojmë dhe ato të kenë një përfundim sa më të shpejtë, deri në fund të kësaj jave. Ta bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë se nuk ka kushte të bëhet. Marrëveshja që është në dobi të qytetarëve dhe vlerëson peshën politike”, ka thënë kreu i LDK-së pas takimin me kryesinë e partisë.

Analisti politik, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se tani e tutje barra bie mbi Lëvizjen Vetëvendosjen, pasi sipas tij, ajo është mandatarë dhe njëherit duhet të sillet si parti fituese.

Image
Mustafë Kadriaj

“Duke kujtuar deklaratat pas zgjedhjeve të z.Kurti dhe znj.Osmani vlerësoi që situata është polarizuar jashtëzakonisht shumë, dhe tani e tutje vlerësoi që konkretisht barra bie mbi Vetëvendosjen, sepse ajo është mandatarë dhe njëherit duhet të sillet si parti fituese edhe duhet të ketë qasje përafruese që për fat jo të mirë nuk e kemi parë ende që përveç me partitë e PAN-it njëherit nuk e kursen edhe në këtë kohë përderisa ende vlerëson me qeverisë me LDK-në dhe këto sulme janë si nga vija zyrtare e VV-së njëherit dhe nga militantët e saj”, ka thënë ai.

Tutje, Kadriaj shton duke thënë se qëndrimi i fundit të partisë së Mustafës ka qenë përmbajtjesore dhe duke i dhenë hapësirë lidershipit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pra, qëndrimi i fundit i LDK-së ka qenë përmbajtjesorë dhe duke i dhënë hapësirë lidershipit të VV-së që të reflekton dhe të ketë hapa konkret duke i dhënë afat të mjaftueshëm për faktin që Kosova çdo ditë e më shumë po rrezikon krizë financiare, pra tani e tutje mbetet tek lidershipi i VV-së që t’i jap zgjidhje vendit për faktin qe Kosova ka sfida serioze politike dhe ekonomike para vetes”, është shprehur Mustafë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ka thënë se oferta e fundit e propozuar nga LDK-ja, e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve dhe garanton barazi në përfaqësimin institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat