Nagavci i përgjigjet Vuçiqit në lidhje me deklaratën e tij se Kosova nuk mund të ketë qeveri pa Listën Serbe

Politika

Nagavci i përgjigjet Vuçiqit në lidhje me deklaratën e tij se Kosova nuk mund të ketë qeveri pa Listën Serbe

Nga: K.M Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:03
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetvendosje, Arbërie Nagavci në një intervistë për “Bota sot”, ka komentuar deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq i cili sot në mëngjes ka thënë se Republika e Kosovës nuk mund të ketë qeveri, pa listën serbe si pjesë të sajën.

Nagavci ka thënë se ne do t’i respektojnë obligimet kushtetuese, ndërkohë deklaratat e Presidentit Vuçiq do të cilësohen vetëm si deklarata të një vendi fqinjë.

"Lëvizja Vetvendosje atë çka kryetari Kurti e ka thënë dhe për të cilën jemi të angazhuar është se do të rrespektojmë në tërësi kushtetutën tonë. Ne do të marrim përsipër obligimet tona kushtetuese. Çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës janë qështje tona. Presidenti i Republikës së Serbisë, mund të bëjë adresime si një president I një vendi fqinjë, pasi që të ketë arritur të pranojë realitetin në Kosovë dhe që ky realitet nuk ka kthim prapa", ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat