Java vendimtare, ose koalicion ose zgjedhje të reja

Politika

Java vendimtare, ose koalicion ose zgjedhje të reja

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 22 janar 2020 Në ora: 19:05
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Në përvjetorin e 14 të ikjes së Presidentin Rugova nga kjo botë, LDK mbajti takimin e saj me anëtarët e kryesisë për mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen. Kjo erdhi si pasojë e dorëzimit të VV së emrit të Albin Kurtit për postin e kryeministrit të vendit të hënën paradite.

Pas takimit më shumë së dy orë takimi LDK doli më një deklaratë ku i bënte thirrje VV “ të vepronte për të implentuar rezultatin e zgjedhjeve ” me vendin që ndodhet në një situatë jo të favorshme. Tanimë që afatet kushtetuese kanë filluar të rrjedhin, kjo duket se edhe do të jetë java përfundimtare për të përmbyllur arritjen e koalicionit. Edhe shtet e Quinit-it kanë filluar ë shtojnë presionin ndaj VV dhe LDK që vendit t’i jepet qeveria që qytetarët kanë votuar. Duhet kujtojmë sentencën e presidentit Rugova që përsëriste çdo herë “ miqësi me SHBA”, e kjo miqësi nuk nënkupton vetëm të presim ndihmë kur kemi nevojë, por edhe t’i marrim parasysh këshillat dhe sugjerimet e tyre. Tani që SHBA po bën thirrje për marrëveshje, kjo duhet të jetë thirrje për rikujtim të mesazhit të dr.Rugovës. Në çdo variant tjetër, që edhe mund të ndodhin, përveç arritjes së koalicionit VV-LDK është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve. Këtë implementim të vullnetit të qytetarëve e kanë të dy partitë, por më shumë i takon partisë së parë. Ky është rregull në sistemin parlamentar, ku përgjegjësitë ndahen mes partnerëve të koalicionit, duke respektuar njëri tjetrin me besim të ndërsjellë.

Kosova nuk ka luksin të shkoj prapë në zgjedhje, me koston shumë të lartë, për me keq me mundësinë ribashkimit të PAN-it nën ombrellën e të kaluarës për të mbetur përsëri në pushtet. Kjo do të ishte gjëma më e madhe që mund t’i bëhet vendit, që do të rezultonte me ikje masive nga vendit. Zbrazja e Kosovës është njëra ndër fenomenet më të dëmshme me të cilat po përballët vendi,me pasoja afatgjate. Duhet që të arrihet koalicioni mes VV-LDK dhe të filloj të implementohet një plan emergjent për të ndikuar menjëherë në jetën e qytetarëve, si e vetmja mundësi e parandalimit të zbrazjes së vendit. Ky është moment historik që duhet veprojmë të gjitha duke larguar interesat personale përballë interesit nacional. Presidenti Rugova me 47 deputetë e dha postin e kryeministrit për hir të Kosovës, që vendi mos të bllokohet. Kemi nevojë për mendje të ndritura, për njerëz që mbi të gjitha e vënë Kosovën, si atdheu ynë i vetëm. Nuk meritojnë as të rënët, dhe as të gjallët që vendi të zbrazët nga faktori shqiptar. Ne, që nuk lëshuam vendin as në kohërat më të vështira me tytën e pushkës së armikut, është turp historik që politika i detyron njerëzit të ikin.

Si asnjëherë më parë, ndodhemi në një moment krucial mes shpresë së venitur dhe agonisë së vazhdueshme, me elementet kryesor të shteti që janë rrënuar. Vetëm një ndërhyrje e shpejt me njerëz të pakorruptuar, të guximshëm dhe krejtësisht në interes dhe shërbim të atdheut i jep frymë vendit të kapur peng nga ca banditë të veshur me kostum pushteti.

Prandaj, më së largu të premten të arrihet koalicioni, dhe java tjetër të gjej vendin me një qeveri duke çkapur shtetin nga ata që e kanë përdoruar për interesa të tyre. Pushteti duhet t’i kthehet qytetarit të ndershëm, dhe politikanët në pushtet që duhet të veprojnë , dhe janë të thirrur për të qenë shërbëtor të tyre.

Koha nuk pret, veproni sa nuk është vonë..është moment historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat