Ky do të jetë prioriteti i Qeverisë Kurti

Politika

Ky do të jetë prioriteti i Qeverisë Kurti

Nga: D. B. Më: 24 janar 2020 Në ora: 17:11
Albin Kurti

Ndonëse kreu i VV-së, Albin Kurti ende nuk është bërë kryeministër, dhe nuk dihet se a do të ndodh një gjë e tillë, megjithatë ende mbetët të shihet se si do të ballafaqohet Kurti me çështjet të cilat kategorikisht i ka kundërshtuar, e që e presin në radhë në qeverinë e tij, në një periudhë kur do ti duhet të merret si prioritet me bisedimet me Beogradin.

Analisti Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot” se degradimi i jetës në të gjitha sferat siç janë ekonomia, shëndetësia dhe arsimi ka qenë shtytja më e madhe e qytetarëve për të votuar opozitën e deri djeshme që të udhëheq me vendin.

“Nëse ndodh koalicion VV-LDK, prioritet i qeverise së re shtetit do ti duhen tri shtylla bazë, ndonëse duhet shumë kohë për tu kthyer gjërat në binarë. Megjithatë duhet vullneti i mirë për të bërë ndryshimet e nevojshme. Reformat e thella në këto segmente, së pari depolitizmimi i tyre, është ajo që duhet bërë me patjetër. Të shohim si do të shkojnë gjërat, por nëse do të jetë e suksesshëm duhet së pari në arsim dhe shëndetësi të fillohet reformat e mëdha, pa harruar këtu edhe drejtësinë e kapur nga politika”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat