Flet nënkryetari i LDK-së për “Bota sot”, zbulon se a do të ketë takim mes Kurtit dhe Mustafës për marrëveshjen e madhe

Politika

Flet nënkryetari i LDK-së për “Bota sot”, zbulon se a do të ketë takim mes Kurtit dhe Mustafës për marrëveshjen e madhe

Nga: N.H Më: 25 janar 2020 Në ora: 16:47
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Përkundër që kanë kaluar më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, Vetëvendosje e LDK edhe me tej nuk janë pajtuar ende për ndarjen e pozitave.

Mirëpo, gjatë ditës është raportuar se Albin Kurti dhe Isa Mustafa do të takohen sot, ku edhe pritet të dalin me një qëndrim për arritjen e marrëveshjes.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur lidhur me takimin e paralajmëruar për sot.

Ai në një përgjigje dhënë gazetës ka thënë se është diskutuar se do të ndodhë një takim mes liderit të LDK-së dhe atij të VV-së.

Image
Haki Rugova

“Nuk e di sigurt. Është fol për këtë çështje se do të ketë një takim, mirëpo nuk kam ide dhe informacione të sakta”, ka thënë Rugova, për gazetën “Bota sot”.

Rugova është pyetur edhe për takimin e mbrëmshëm në vilën e kreut të LDK-së në Prapashticë, por nënkryetari i LDK-së nuk ka dashur të flas për këtë çështje.

“Nuk e di përbesë se çfarë ka ndodhur mbrëmë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se marrëveshja VV-LDK është bllokuar pasi dy partitë nuk po merren vesh se kush po merr më shumë pozita në Qeveri, Kuvend e Presidencë.

Në zgjedhjet e 6 tetorit Lëvizja Vetëvendosje, për herë të parë, doli e para me 29 deputetë e pasuar nga LDK me 28 deputetë.

Këto dy parti asnjëherë nuk kanë qeverisur së bashku, ndërsa partia e Kurtit për herë të parë pritet të bëhet pjesë e Qeverisë.

Pozitën e kryeministrit të dy partitë ishin zotuar se do t’ia jepnin partisë së parë ndërsa pozitat tjera do të negocioheshin

Kurse oferta e fundit e LDK-së ndaj VV-së ishte që t’i takon pozita e Kryeparlamentarit deri më 2021, pozita e Presidentit dhe 5 ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat